Aktualitet

PAMJE/ Fermerët protestojnë para Drejtorisë së Bujqësisë: Fondi një mashtrim

13 Shkurt 2022, 09:13 Nga DOSJA
PAMJE/ Fermerët protestojnë para Drejtorisë së

KORÇË– Protesta e fermerëve në Bilisht ka nisur. Fermerët kanë marrë dhe mjetet e tyre përballë Drejtorisë së Bujqësisë. Një prej fermerëve thotë për mediat se duhen bërë ndryshime në politikën e bujqësisë.

Qytetari: Protestojmë për kushtet e vështira që jemi, për shkak të rritje së cmimit të naftës. Sot kemi dalë për të sensiblizuar qeverinë dhe qytetarët, fermerët po largohen nga vendi. Kemi hedhur lekë por nuk ka interes. është e pakuptimte se kur ishte.

Ata janë shprehur se fondi i ministrisë së Bujqësisë është një mashtrim i madh dhe se prej tre vitesh po dalin me humbje.

“Fermerët e Devollit protestojnë për kushtet e vështira, për shkak të rritjes së cmimit të naftës. Pra janë në kushte të vështira dhe kanë dalë për të sensibilizuar për të ndryshuar politikat për bujqësinë. Një zotëri tregoi se kishte 3 djem dhe e kishin braktisur. Pasi s’kishin interes. Kanë dalë për të sensibilzuar. Është e pakuptimë që kriza do të rriste cmimet e inputeve. Qeveria vuri 10% tvsh për inputet. Cudia ishte rakordimi i një fondi për bashkitë për shitjet. Fondi prej 26 mln euro do ishte drejtpërdrejt për fermerët. Prej 3 vitesh dalim me minus. Ky është fondi më i madh tha ministria por është një mashtrim. Por fermërët do të paguajnë më shumë. Është një vit shumë i keq për bujqësinë”- u shpreh një fermer.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike, fermerët e Devollit në protestë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve ne devoll protesta e fermereve ne devoll

Sondazh

Poll