Bota

Osmani: Rusia dhe Serbia duan të shkatërrojnë vlerat perëndimore në Ballkan

12 Shkurt 2022, 18:30 Nga DOSJA
Osmani: Rusia dhe Serbia duan të shkatërrojnë vlerat

PRISHTINË – Presidentja e Republikës së Kosovës tha se mënyra se si po menaxhohet konflikti në Ukrainë mund të përhapet në pjesët e tjera të botës. Në intervistën e dhënë për “Times Radio”, Osmani shtoi se Rusia dhe Serbia duan të shkatërrojnë vlerat perëndimore të krijuara në rajonin e Ballkanit. Ajo i akuzoi të dyja vendet se po koordinohen mes tyre për të dëmtuar fqinjët, të cilët aspirojnë për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ajo kujton kohën kur Beogradi vendosi trupa në kufi me Kosovën dhe solli MIG-ët rusë për të kërcënuar Kosovën.

“Serbia absolutisht është e mbështetur dhe e koordinuar me aleatin e saj Rusinë. Ne jemi të shqetësuar për bashkërendimin e tyre të mundshëm, si rezultat i ngjarjeve në Ukrainë. Prandaj, mënyra se si po zhvillohen ngjarjet në Ukrainë mund të ketë një efekt përhapës në shumë pjesë të tjera të botës. Në përgjithësi po e përdor Serbinë si satelit të saj, përmes bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve ushtarake, donacioneve ushtarake, bashkëpunimit ekonomik dhe duke shtyrë përpara mënyrën e të menduarit dhe veprimit rus, e cila ka destabilizuar vende të tjera të rajonit, të cilat janë duke u përpjekur të anëtarësohen në NATO dhe Bashkim Evropian. Ata janë duke u përpjekur të shkatërrojnë të gjithë vlerat perëndimore të ndërtuar anë këtë rajon me shumë investime, sakrifica dhe punë. Dhe në të njejtën kohë duke mbështetur përpjekjet e Serbisë, p.sh në me rastin e tensioneve në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në shtator dhe tetor, teksa Serbia kishte vendosur ushtrinë e saj rreth kufirit të Kosovës, paralelisht solli MIG-ët rus dhe llojet e armëve të tjera kineze. Pra, siç thashë ky është modeli rus. Është mënyra e tyre e të menduarit në raport me të tjerë respektivisht fqinjët”, u shpreh Osmani për “Times Radio”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni konflikti rusi-ukraine serbia vjosa osmani konflikti rusi-ukraine serbia vjosa osmani

Sondazh

Poll