Art&Argëtim

Trixa s’shkoi në “BBVIP”, Ermal Mamaqi: Se je lidhur ti me Donaldin, s’do të thotë që Bora…

12 Shkurt 2022, 06:58 Nga DOSJA
Trixa s’shkoi në “BBVIP”, Ermal Mamaqi: Se je lidhur ti

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj nuk pranoi që të shkonte mbrëmë për darkë në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të dashurin e saj, aktorin Donald Veshaj. E gjitha për shkak të batutës së bërë nga aktori i humorit Ermal Mamaqi, që ishte ftuar disa ditë më parë për një darkë me banorët e tjerë. Mesa duket i ndjerë në faj nga situata e krijuar për shkak të batutës së tij, Ermali i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë. Duke i bërë kështu thirrje publike që të shkonte për të mbështetur të dashurin e saj.

 

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

“Si ishte thënë ajo fjala? Ishte shaka! Tani po flas seriozisht, ky mesazh është për Trixën. Të kam shumë xhan dhe të njoh familjarisht. Më vjen shumë keq që qenke prekur deri në këtë pikë, të garantoj me 100% se ajo ishte një shaka shoqërore që unë ia lejova vetes meqë ne njihemi dhe familjarisht. Besoj je te njerëzit që hyjnë te miqtë e mirë, prandaj të lutem shumë, siç e pe dhe vetë as Donaldi dhe as banorët, brenda dhe jashtë shtëpisë, asnjë opinionist, përpos Arbanës që po bënte avokatin e djallit (se atë duhet të bëjë, të krijojë konflikt), asnjëri nuk mendonte se ajo ishte një shaka tendencioze, e tepruar. Ti më njeh mua, kemi ndenjur bashkë, unë nuk rri dot pa bërë një shaka. Këtë rast bëra një ngacmim, provokim si ato që bëj unë dhe kaq. Fakti që ti je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë që ne të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse dhe ajo njeri është, shqiptare është dhe ka të drejtën e saj të ekzistojë. Megjithatë, të lutem shko sepse ai djalë besoj që ndjen diçka që u mërzit. Nuk ka faj. Shko bëje të lumtur! Nuk dua të jem unë shkak për këtë problem mes jush ose më saktë, bëni çfarë të doni, ndaç ndahu, po pas kësaj që bëra unë. Shko te djali dhe gjeni diçka tjetër për t’u ndarë”, është shprehur Ermali.

E gjithë historia nisi pasi disa ditë më parë në shtëpinë e “BBVIP”, disa miq të banorëve hynë për të darkuar me ta. Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi përmendën Borën e Triksën, ndaj dhe kjo e fundit nuk pranoi që mbrëmë të shkonte në festën e përgatitur për banorët finalistë, për të mbështetur të dashurin e saj. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj ermal mamaqi beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj ermal mamaqi

Sondazh

Poll