Art&Argëtim

Anulohet darka! Trixa nuk takon Donaldin, shkak, komentet për Borën

11 Shkurt 2022, 20:54 Nga DOSJA
Anulohet darka! Trixa nuk takon Donaldin, shkak, komentet për Borën

TIRANË– Këngëtarja Beatrix Ramosaj, ish-banore e Big Brother VIP kishte marrë një ftesë nga Vëllai i Madh për tu futur sërish brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Vetë moderatorja Arbana Osmani, gjatë spektaklit të mbrëmjes së sotme bëri me dije se Trixa ishte ftuar që të ishte brenda BBV për të darkuar me banorët aktualë bashkë me disa ish-banorë të tjerë.

Por, këngëtarja nuk ka pranuar dhe shkak për këtë refuzim janë bërë komentet mes aktorit Ermal Mamaqi e Donald Veshajt me të cilin krijoi dhe lidhje brenda shtëpisë.

“Është mërzitur për shkak të komenteve për Borën,”- tha ndër të tjera Osmani.

Çfarë bisedë bënë Mamaqi dhe Veshaj?

Ermal Mamaqi gjatë një darke me banorët e BBV si i ftuar special tha se kiste ndërmend të merrte moderatoren Bora Zemani si aktore në sezonin e dytë të serialit “Hot”. Për partner të saj, Mamaqi propozoi balerinin Ilir Shaqiri. Donaldi tha që të zgjidhte rolet njëherë e më pas do të flisnin bashkë, duke shfaqur interes. Më pas shtoi se mjafton që ta paguajë mirë.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani beatrix ramosaj donald veshaj arbana osmani beatrix ramosaj donald veshaj

Sondazh

Poll