Art&Argëtim

‘Provokimet’ ndaj Donaldit! Ermali: S’jam mallkuar kaq shumë as kur këndova për Berishën

11 Shkurt 2022, 16:06 Nga DOSJA
‘Provokimet’ ndaj Donaldit! Ermali: S’jam mallkuar kaq

TIRANË-Aktori Ermal Mamaqi ka reaguar në rrjete sociale pas komenteve që mori në rrjet nga fansat e Donaldit pas takimit me banorët e “Big Brother Vip”. Fansat e Beatrix dhe Donaldit nuk pritën aspak mirë provokimin që aktori i bëri Donaldit duke i përmendur Borën. Mesa duket Ermali ka marrë një ‘lum’ me mallkime në mesazhet në rrjete sociale. Ai ka ndarë një video në Instagram duke u shprehur se aq shumë mallkime nuk i ka marrë as kur ka kënduar për Sali Berishën në fushatë. Aktori sygjeron fansat mos t’i marrin kaq seriozisht gjërat dhe të pranojnë dhe mendimet e të tjerëve.


Nuk kam marrë ndonjë herë më shume komente dhe mesazhe, duket që ky është super emisioni shqiptar. Dua të falenderoj të gjithë ato që më kanë shkruar mesazhe pozitive dhe iu ka pëlqyer prezenca ime dje dhe që më keni mbështetur. Besoj jam i ftuari i parë që përjashtohem nga “Big Brother”. Nuk i kuptoj këto fansat e Beatrix dhe Donaldit, kam një mesazh për ta, për ju që nuk e dini pse u mërzitën këta është sepse un në fund isha duke folur me Arjolën ishte dhe Donaldi aty ishim të gjithë dhe un them do bëjm sezoni e ri të “Hot” dhe do kemi Bora Zemanin, aktore në sezoni  e dytë të “Hot”. Donaldi e dëgjoj dhe tha “vërtet çfar karakteri ka personazhi” un i thash çfar pune ke ti, pse të djeg miza ty. Un i thash Bora do jetë me Ilirin çift, e kemi menduar seriozisht të vijë Iliri sezonin e dytë. Përmëndëm dhe Beatrix se kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri duke qesh dhe ne të gjithë qeshëm. Nëqoftëse Donaldi qesh Beatrix është e lumtur, nëqoftëse Beatrix është e lumtur Bora… Po çpunë ka Bora këtu na lini rehat. Meqë ra fjala për gjithë ju histerikët as kur kam këndu në fushatë për Berishën nuk kam marrë aq shumë mallkime sa dje. Miq mos e merrni kaq seriozisht, mami im është fanse e Donaldit nuk e di çfar problemi ka mami, ndoshta jam I adoptuar. Megjithatë un vazhdoj mbështes Ilir Shaqirin dhe Arjola Demirin. Meqë Arjola e mori çmimin gjithë mbështetja ime shkon për Ilirin dhe ska asnjë gjë të keqe dhe duhet të mësoheni t’i pranoni mendimet e të tjerëve jo vetëm tuajat. Në shqipëri ndodh kjo që njerzit mund ti lesh pa buk, pa ujë, pa ship ama nëse ti nuk je në një mendje për fituesin e “Big Brother” je i mallkuar. Qetsohuni miq.-shprehet Ermali.

(d.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj ermal mamaqi beatrix ramosaj big brother vip bora zemani donald veshaj ermal mamaqi

Sondazh

Poll