Art&Argëtim

Trixa e refuzoi pas batutës për Borën, Donaldi s’kërkon falje: S’bëra gabim, ishte shaka

11 Shkurt 2022, 21:40 Nga DOSJA
Trixa e refuzoi pas batutës për Borën, Donaldi

TIRANË– Aktori Donald Veshaj, banor i “Big Brother VIP” është mërzitur dhe acaruar kur ka marrë vesh që këngëtarja Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk ka pranuar të shkojë e ta takojë brenda shtëpisë. Shkak për këtë gjë u bë një batutë mes Veshaj e aktorit Ermal Mamaqi, gjatë vizitës së këtij të fundit në BBV për ish-të dashurën e Donaldit, Bora Zemani.

Në momentin që moderatorja Arbana Osmani i shpjegoi situatën, Donaldi tha se fakti që i tha Ermalit që ta paguante mirë Borën kur aktori i tregoi se do ta merrte si aktore në një film, ishte thjesht një batutë.

Mes tyre ndërhyri banorja e BBV e cila tha se komentet treguan që Dinaldi u interesua për Borën. Pas saj foli edhe ish-banorja e BigBrother VIP, Antonela Berisha e cila tha se Donaldi mund t’i kërkonte edhe falje Trixës. Aktori tha se nuk e ndjen që ka bërë ndonjë gabim dhe për këtë arsye s’kërkon falje.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Thashë thjesht paguaje mirë!

Arjola: Ishte interesim

Donaldi: Nuk po e kuptoj

Arjola: Po më pyet Arbana, po jap mendimin tim

Donaldi: Ku ishte gabimi im?!

Arjola: Nuk thashë që ishte gabim…thashë ishte interesim.

Antonela: Unë mendoj që Trixa është prekur edhe nga fakti që Arjola qeshi

Arjola: Qesha se qeshën të gjithë, ishte batutë, po të ishte brenda Antoneala do të qeshte e para

Antonela: Mund të kërkosh dhe falje Donald

Donaldi: Falje kërkoj nëse kam bërë gabim dhe jo se ma thua ti, nuk ndjen që kam bërë diçka gabim.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani beatrix ramosaj bora zemani donad veshaj arbana osmani beatrix ramosaj bora zemani donad veshaj

Sondazh

Poll