Art&Argëtim

ME VIDEO: Pse u përlot gjatë fjalimit Angelina Jolie?

11 Shkurt 2022, 15:59 Nga DOSJA
ME VIDEO: Pse u përlot gjatë fjalimit Angelina Jolie?

SHBA- Aktorja Angelina Jolie, ka bërë një vizitë në Capitol Hill, për të ndihmuar një grup të senatorëve të prezantojnë një version të ri të Ligjit për dhunën ndaj femrave në SHBA, gjatë leximit të fjalimit është prekur dhe mezi ka mbajtur lotët. Angelina e pushtuar nga emocionet gjatë konferencës për shtyp, thekson se ky ligj është lënë në harresë për gati nje dekadë.

“Më shumë dua t’i nderoj fëmijët që janë të tmerruar dhe vuajnë në këtë moment, si dhe për shumë njerëz për të cilët ky ligj vjen shumë vonë. Femrat që kanë kaluar nëpër këtë sistem me pak ose aspak mbështetje, vazhdojnë të vuajnë dhimbje dhe trauma për shkak të abuzimit. Të rinjtë që i kanë mbijetuar abuzimit dhe janë bërë më të fortë, jo për shkak të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, por përkundër tij,”-tha në fjalën e saj aktorja. 

Aktorja është e njohur për ndikimin dhe aktivizimin e saj në politikat për gratë dhe fëmijët, duke u bërë shpesh herë pjesë e nismave të rëndësishme në politikë. Prej vitesh, ajo gjithashtu mban statusin e ambasadores së UNICEF.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz angelina jolie capitol hill shba angelina jolie capitol hill shba

Sondazh

Poll