Aktualitet

Berisha: Mafia është me kravata në qeveri, Basha ndërroi pllakën para belgëve

11 Shkurt 2022, 17:25 Nga DOSJA
Berisha: Mafia është me kravata në qeveri, Basha ndërroi

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Durrës kandidatin për kryetar bashkie në Durrës, të dalë nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka. Përpara qytetarëve të Durrësit, Berisha këmbënguli fort në çështjen e Portit të Durrësit, për ndryshimin e të cilit tha se duhet vetëm vota e qytetarëve. Lideri historik i Partisë Demokratike përmendi dhe emrin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako për të cilin tha se e ka betonizuar vendin dhe ka zhdukur resurset natyrore të qytetit bregdetar.

Berisha pëmendi dhe Vollgën, që tha se është kthyer në një gërdallë për shkak të të inkriminuarve që e kanë marrë ‘në dorë’. Ai shtoi më tej se nuk preferon të përmendë asnjë emër krimineli për ta lidhur me Durrësin, pasi mafiozët më të mëdhenj, sipas tij, janë me kravata e në qeveri.

Për kandidatin e tij, Ardian Muka, Berisha tha se është përfaqësuesi më i denjë i qytetarëve durrsakë. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur të pyetet nga prokurorët belgë në cilësinë e bashkëpunëtorit me grupin kriminal dhe jo si person në dijeni të transportimit të 3.4 milionë eurove që erdhën me “ToyotaYaris” në Shqipëri. Berisha tha se para belgëve Basha ka treguar një tjetër version të ngjarjes për paratë e se për këtë arsye nuk e tregon para publikut, por e mban të fshehtë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili tha se 6 marsi është datë shumë e rëndësishme për qytetarët durrsakë dhe shqiptarët në përgjithësi. Me votën e qytetarëve më 6 mars, sipas Bylykbashit, Durrësi do të kthehet në një qytet modern. Vetë kandidati Muka ka theksuar para demokratëve se modeli i të keqes që u kthye në projektin 22 vjeçar të shkatërrimit të qytetit të Durrësit do të zhduket me vendosjen e tij në krye të Bashkisë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Basha ndërroi pllakën para belgëve, u thirr si bashkëpunëtor i grupit kriminal

Porti i Durrësit, Berisha: Emaari ia shiti aksionet kompanisë Rama-Brava

“Aksionerët e portit do jenë qytetarët”, Muka: Habim laboratorë në Universitetin e Durrësit

Prezantimi i Mukës në Durrës, Bylykbashi: Duhej të ishim këtu para 3 vitesh, faji i Bashës

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian muka sali berisha ne durres ardian muka sali berisha ne durres

Sondazh

Poll