Aktualitet

Investimi 52 mln lekë shkuar dëm, rruga pa bazament prishet në 2 vjet pas ndërtimit

11 Shkurt 2022, 19:57 Nga DOSJA
Investimi 52 mln lekë shkuar dëm, rruga pa bazament prishet në 2

LEZHË- Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e të premtes një shqetësim të banorëve të fshatit Tale 2 të Lezhës. Rruga e këtij fshati e ndërtuar para dy vitesh me një investim prej 52 milion lekësh është katandisur si mos më keq. Përveç studimit të mirëfilltë që nuk ka patur si rrugë, në prishjen e saj kanë ndikuar edhe ndërhyrjet e shumta që janë bërë në të, si pasojë e shtrirjes së rrjetit të ujit të pijshëm. Ajo qe ngrenë zërin më shumë banorët është se një segment prej 250-300 metra ka degraduar fare duke e bërë kalimin e mjeteve shumë të vështirë. Banorët fajësojnë firmën pasi shprehen se punimet në shtrimin e saj në vitin 2000 janë bërë pa cilësi, por edhe kalimi i mjeteve të rënda ka ndikuar sipas tyre.

Fiksi mori dhe një prononcim nga kryetari i Fshatit Lin Luli i cili shpjegoi se rruga që në 6 mujorin e parë të ndërtimit filloi prishjen. Ai shtoi se terreni do një studim të mirëfilltë pasi shpesh herë përmbyten dhe toka nuk ka bazament dhe rrëshket. Pyetjes së nëse këtë e kanë shkaktuar punimet që po bën ujësjellësi, kryetari i fshatit e mohon pasi prishja ka filluar shumë më para shtrimit të linjës së ujit të pijshëm. “Rruga që në 6 mujorin e parë është prishur dhe është riparuar sërish atëherë dhe po prapë është prishur” përfundon z. Luli.

Fiks Fare intervistoi edhe inxhinierin e kompanisë që po shtronte tubat e ujësjellësit. Ergis Topi pohoi për gazetarët se ata po punojnë në anë të rrugës dhe se me mbarimin e punimeve ata e kanë në kontratë që rrugën do ta rikthejnë në gjendjen e mëparshme. “Rruga ka qenë e prishur që kur kemi filluar punimet në gusht të vitit që shkoi. Aty ku ne kemi ndërhyrë do e rikthejmë në gjendjen e mëparshme” shprehet inxhinieri Topi.

Fiksi u interesua edhe pranë Njësisë Administrative Shënkoll, ku administratori Lina Guri tha se në këtë rrugë ishte investuar para dy viteve, por që investimet nuk kanë reshtur. Pasi të përfundoj ujësjellësi i fshatit do të rehabilitohet sërish rruga. Kësaj radhe pohoi ai rrugës do t’i bëhet një studim i mirëfilltë sizmologjik, pasi vendi ku ajo shtrihet dikur ka qenë nën ujë dhe tokë pa bazament. “Gjithsesi firma aktuale që po shtron tubacionet e ujësjellësit ka marrë përsipër riparimin e rrugës, dhe jo vetëm këtë segment por të gjitha segmentet e bregut të Tales” shprehet administratori Guri duke pohuar se çdo gjë do të përfundojë para sezonit veror.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lin luli lina guri lin luli lina guri

Sondazh

Poll