Bota

3.5 milionë euro nga një fondacion për fushatë, Matteo Renzi përballet me ligjin

11 Shkurt 2022, 15:27 Nga DOSJA
3.5 milionë euro nga një fondacion për fushatë, Matteo Renzi

ITALI – Ish-kryeministri italian Matteo Renzi do të përballet me drejtësinë pasi janë ngritur akuza ndaj tij dhe 10 personave të tjerë për përdorim të paligjshëm të fondeve nga një organizatë për t’u ngritur në karrierën politike.

Sipas mediave italiane, hetimet e nisura në vitin 2019 treguan se Renzi ka marrë 3.5 milionë euro nga organizata “Open”, e cila rezulton se drejtohej “de facto” prej tij për t’i shpenzuar për aktivitete poliitike së bashku me aleatët e tij politikë. Një pjesë e këtyre parave (135 mijë euro) u përdorën në vitin 2018 nga ish-kryetari i Partisë Demokratike (PD) për një fluturim “charter” për të shkuar në memorialin “Robert Kennedy” në SHBA.

Në grupin e të hetuarëve janë dhe ish-ministrat Maria Elena Boschi dhe Luca Lotti.

47-vjeçari u shpreh për mediat se kjo është një “fushatë urrejtjeje kundër tij”. Ai tha se prokurorët janë kapur me personin e gabuar.

“Janë kapur me njeriun e gabuar. Nuk kam frikë, dua të vërtetën”, deklaroi ish-kryeministri Matteo Renzi.

Ai ishte kryeministër i Italisë në vitet 2014-2016 duke u bërë politikani më i ri në Itali që merr postin e shefit të qeverisë. Në vitin 2016, ai dështoi në referendumin për ndryshimet kushtetuese. Më pas u shkëput nga Partia Demokratike dhe themeloi partinë “Italia Viva”.

Burimi: The Local

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni matteo renzi matteo renzi

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 08:16

Demokracia shënon rënie gjatë pandemisë

Vetëm pak më pak se 46 përqind e popullsisë së botës ka jetuar në demokraci në vitin 2021, thuhet në hulumtimet e kompanisë britanike për analiza “Economi...