Bota

1 javë lidhje me djalin e ri/ Si u vra gazetari grek në Egjipt, u la të dekompozohej

11 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA
1 javë lidhje me djalin e ri/ Si u vra gazetari grek në Egjipt, u la

GREQI– Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e gazetarit grek Nikos Katsikas në Kajro të Egjiptit. Sipas mediave greke, Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, duke analizuar fillimisht kufomën e tij që kishte nisur të dekompozohej. Ishin fqinjët e tij ata që lajmëruan të parët efektivët e Policisë për shkak të erës së keqe që vinte nga banesa e gazetarit. Pasi mbërritën në banesë, gjetën Katsikas të vdekur me plagë thike në brinjë. 

Pas hetimeve të para dhe mbledhjes së informacioneve nga fqinjët, Policia arrestoi një shpërndarës ushqimesh, i cili gjatë marrjes në pyetje konfirmoi se ishte takuar për herë të parë me gazetarin grek në lokalin ku ai punonte.

Më pas kishin shkëmbyer telefonata dhe gazetari e kishte thirrur në banesën e tij. Teksa darkonin e kishte pyëtur për gjendjen e tij financiare, i riu i kishte thënë se ishte i varfër, e se gazetari i kishte ofruar një lidhje në këmbim të parave duke pranuar më pas se kishte vendosur që ta qëllonte me thikë për arsye që ende mbeten të paqarta. Pasi ka kryer vrasjen, ai ka marrë para dhe sende me vlerë nga banesa e viktimës dhe është larguar, por dëshmitë e fqinjëve e “rrëzoi”. Tani i riu i paidentifikuar nuk ka mbetur të bëjë asgjë tjetër veçse të pranojë krimin e bërë. 

55-vjeçari Katsikas ishte vendosur në Kajro në vitin 2016 duke shërbyer si korrespondent i agjencisë së lajmeve (AMNA). Ai ishte zv/president i Qendrës Kulturore Historike Helenike në Kajro. Katsikas kishte themeluar gazetën “Fos” në Kajro dhe ishte kryeredaktor i të përjavshmes “New Fos”. Gjithashtu, ai botonte dhe në ëebsitet“Alexandrinos Tahydromos“ e “Pyramis”. Viktima vlerësohet për kontributin e madh që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Egjiptit, promovimin e kulturës helene në këtë vend dhe rritjen e lidhjes shpirtërore të qytetarëve grekë që jetojnë në këtë vend.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni greqi nikos katsikas greqi nikos katsikas

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 08:16

Demokracia shënon rënie gjatë pandemisë

Vetëm pak më pak se 46 përqind e popullsisë së botës ka jetuar në demokraci në vitin 2021, thuhet në hulumtimet e kompanisë britanike për analiza “Economi...