Bota

Putin dhe Macron 6m larg, presidenti francez refuzoi testin anti-COVID, zbulohet shkaku

11 Shkurt 2022, 11:10 Nga DOSJA
Putin dhe Macron 6m larg, presidenti francez refuzoi testin anti-COVID, zbulohet

MOSKË – Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar të bëjë një test rus për Covid përpara takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, ka konfirmuar Kremlini. Testi kërkonte një protokoll shëndetësor që ishte i papranueshëm dhe nuk përputhej me orarin e liderit francez, tha një burim francez për BBC. Kjo tregon se Macron refuzoi testin PCR nga frika se rusët do të merrnin ADN-në e tij. Rrjedhimisht udhëheqësit kanë mbajtur një takim në distancë sociale.

Ata nuk shtrënguan duart dhe u ulën me një tavolinë katër metra të gjatë mes tyre, me vëzhguesit që pyesnin nëse zoti Putin po e përdorte atë për të dërguar një mesazh diplomatik. Por burimet diplomatike franceze thanë për BBC, se Macron ishte detyruar të zgjidhte mes një testi PCR dhe respektimit të rregullave strikte të distancimit shoqëror.

“Ne e dinim shumë mirë që kjo do të thoshte mos shtrëngim duarsh dhe atë tryezë të rendesishme. Por nuk mund të pranonim që të merrnin ADN-në e presidentit,” tha një nga burimet për BBC.

Burimi nuk tha se si shërbimet e inteligjencës ruse mund të shfrytëzonin ADN-në e Macron. Një tjetër burim në Pallatin Elysée tha për BBC: “Kushtet e vendosura që takimi të zhvillohej pa distancim social kërkonin një protokoll shëndetësor, i cili sipas nesh ishte i papranueshëm dhe i papajtueshëm me orarin e presidentit”.

Kremlini konfirmoi se Macron ishte mbajtur në distancë nga udhëheqësi rus sepse ai kishte refuzuar të bënte një test rus. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia e kupton qëndrimin francez dhe se kjo nuk ka ndikuar në bisedimet. Macron kishte kryer një test PCR përpara se të largohej nga Franca dhe mjeku i tij kreu një test antigjeni pasi ata ishin në Moskë, tha një burim tjetër diplomatik francez për BBC.

Gjatë takimit të tyre, Macron dhe Putin folën për pesë orë për tensionet rreth Ukrainës. Vendet perëndimore thonë se Rusia mund të pushtojë Ukrainën, por Rusia mohon të planifikojë ta bëjë këtë pavarësisht se ka grumbulluar 100,000 trupa në kufirin e Ukrainës. Departamenti Amerikan i Shtetit u ka kërkuar amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë.

Përshtatur nga Reuters për Dosja.al

(fl.mu/dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota emmanuel macron vladimir putin emmanuel macron vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 08:16

Demokracia shënon rënie gjatë pandemisë

Vetëm pak më pak se 46 përqind e popullsisë së botës ka jetuar në demokraci në vitin 2021, thuhet në hulumtimet e kompanisë britanike për analiza “Economi...