Bota

Merr fund ‘makthi’/ Erdogan shërohet nga Covid, rezulton negativ

11 Shkurt 2022, 07:47 Nga DOSJA
Merr fund ‘makthi’/ Erdogan shërohet nga Covid, rezulton

TURQI– Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka rezultuar negativ nga koronavirusi. Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën e kaluar se ai dhe bashkëshortja e tij Emine ishin infektuar me variantin e ri “Omicron”.

Mjeku personal i Erdogan, Serkan Topaloglou, ka deklaruar se presidenti turk pritet t’i kthehet orarit normal të punës ditën e nesërme. Testet PCR të kryera nga presidenti i Turqisë në dy ditët e fundit rezultuan negative.

Erdogan do të kryejë vizitën e parë jashtë shtetit, në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 14 shkurt.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota erdogan erdogan

Sondazh

Poll