Bota

Fruthi në Afganistan, OBSH: 150 viktima në janar, bilanci tragjik mund të rritet

11 Shkurt 2022, 15:10 Nga DOSJA
Fruthi në Afganistan, OBSH: 150 viktima në janar, bilanci tragjik mund

AFGANISTAN – Shteti në Azinë Qendrore është goditur nga një epidemi e fruthit ku vetëm muajin e kaluar humbën jetën 150 persona.

Statistika u konfirmua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas raportimeve të fundit, 35.319 raste me fruth u konfirmuan në janar prej të cilëve ndërruan jetë 156 persona.

Shkak i përhapjes së fruthit janë kequshqyerja dhe pasiguria e ushqimeve dhe se më të rrezikuarit janë fëmijët.

Zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier bën me dije se numri i viktimave nga fruthi në Afganistan mund të rritet shumë në javët në vijim.

“Rastet me fruth janë rritur shumë që nga fundi i korrikut 2021. Rritja e shpejtë e rasteve në janar tregon se numri i vdekjeve ka mundësi të rritet në javët e ardhshme”, deklaroi Linmeier.

Ai bën thirrje për rritje të vaksinimit masiv si dhe ka thënë që të konsumohen sa më shumë vitaminë A.

Burimi: Wio news
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afganistan fruthi obsh afganistan fruthi obsh

Sondazh

Poll

Bota 11 Shkurt 2022, 08:16

Demokracia shënon rënie gjatë pandemisë

Vetëm pak më pak se 46 përqind e popullsisë së botës ka jetuar në demokraci në vitin 2021, thuhet në hulumtimet e kompanisë britanike për analiza “Economi...