Aktualitet

Vrau bashkë me vëllain rapsodin e njohur, RENEA prangos Edmond Përdodën në Lezhë

11 Shkurt 2022, 08:24 Nga DOSJA
Vrau bashkë me vëllain rapsodin e njohur, RENEA prangos Edmond

LEZHË– Edmond Perdoda është arrestuar nga forcat RENEA. 39-vjeçari ishte në kërkim për vrasjen e dyfishtë, të rapsodit të njohur Kol Murrani dhe mikut të tij, Preng Simoni. Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 prill 2020, kur në fshatin Lalm i Ri, Lezhë, dhe asokohe policia identifikoi si autorë të vrasjes Aleksandër Përdodën, i cili ndodhet në burg dhe të vëllain e tij, Edmond Përdoda, i arrestuar sot. Si u arrestua Përdoda? RENEA e lokalizoi 39-vjeccarin përmes gjurmimit me dron. Ai u gjet në banesën e tij në fhsatin Lalm i Ri. Gjithashtu në shtëpi atij iu gjet një armë kallashnikov, fishekë dhe një sasi baruti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lalm i Ri”, për kapjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni i zhvilluar nga strukturat e DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA. Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti. Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi shumë të kërkuar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Në këtë kuadër është finalizuar me sukses operacioni policor “Lalm i Ri”, si rezultat i të cilit është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Lalm, Lezhë, i dënuar më parë në shtetin grek, për veprën penale “Vrasja”, dhe në Shqipëri, për armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim prone. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, sepse dyshohet që në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A. P. (i arrestuar me parë), kanë vrarë me armë zjarri shtetasit K. M. dhe P. S. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U kap sot nga RENEA! Përdoda, autor i 2 vrasjeve, MOTIVI: Pronat në fshat

VD-‘Afrohu, rrotullohu’/ U kap me dron, si u arrestua Përdoda nga RENEA në Lezhë

(A.B:F.G/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe edmond perdoda lezhe arrestim ne lezhe edmond perdoda lezhe

Sondazh

Poll