Art&Argëtim

‘Pantallonat mu bënë qull’/ Puthja e parë me Dj Dagz, Einxhel: U djersita

10 Shkurt 2022, 13:10 Nga DOSJA
‘Pantallonat mu bënë qull’/ Puthja e parë me Dj Dagz,

TIRANË– Einxhel Shkira ka treguar se në momentin që u bë publike video në të cilën u zbulua puthja e saj me Dj Dagz, ishte në siklet. Kur po fliste me opinionistin Arbër Hajdarin ajo tregoi se u djersit në momentin që të gjithë po shikonin puthjen. Moderatorja tha se kishte siklet dhe skuqje.

REPLIKAT:

Einxhel Shkira: Duhet të jesh pjesë e gjësë, ta përjetosh. Ja ta them unë një shembull. Kur ka dalë videoja e puthjes sime me Dagzin, kam qenë aq në siklet sa pantallonat mu bënë qull, u djersita. U bëra e tëra qull në djersë. Kisha dy ditë që isha super shumë në siklet, kisha dy ditë e evitoja Dagzin nëpër shtëpi.

Arbër Hajdari: Po mirë, kamerat janë lart, nuk mund të shohim dhe pantallonat poshtë (qesh)

Einxhel Shkira: Tani që më kujtohet më vjen si skuqje, si siklet. Thashë si iu duka unë Arbrit që nuk jam në siklet, se ndërkohë po më kullonte trupi nga sikleti.

Arbri: Por kjo ka të bëjë me atë që duket. Kur ti e shikon në ekran është ndryshe se unë nuk e kuptoj efektin tënd nën lëkurë. Arrij të kuptoj efektin tënd mediatik, sepse ti nuk e tregove veten. Ishte e fortë.

Balina Bodinaku: Mua më je duket për vete. Ti mundohesh maksimalisht për ta kamufluar.

Einxhel Shkira: Kjo është e vërtetë, por realisht atë ditë kam qenë super në siklet. Atë ditë i jam lutur Dagzit të shtypte butonin jeshil, se donte të shtypte butonin e kuq dhe të dilte. I thoja të lutem mos ik, mos më lër vetëm.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz dj dagz einxhel shkira dj dagz einxhel shkira

Sondazh

Poll