Art&Argëtim

Siç e do ZAKONI! Arbër Hajdari dhe Balina darkojnë në shtëpinë e BBV, ‘peshqeshi’

10 Shkurt 2022, 09:43 Nga DOSJA

TIRANË- Opinionistët e “Big Brother VIP” Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku kanë hyrë dje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri duke krijuar situata e duke bërë batuta me banorët. Fillimisht, ata konsumuan një  kafe të përgatitur nga aktorja Arjola Demiri, e cila po ua shërbente sipas traditave me tabaka, duke respektuar miqtë që u kishin hyrë në shtëpi. Ndërsa Arbëri dhe Balina, si dy të ftuar të mirë, iu bënë “qokën”. Të dy nga xhepi nxorrën 500 lekë të reja, duke shkaktuar të qeshura brenda banesës. 

Pjesë nga biseda e tyre:

Arbëri: Ma jep në dorë kafen.

Iliri: Pastroje moj filxhanin se na fëlliqe.

Arjola: Ka rrugë djali.

Arbëri: Thank you, faleminderit shumë, mirë se ju gjetëm!

Balina: Do e pi kafen me një kusht, të më shikoj Einxheli filxhanin…

Arbëri: O Ilir, se kishe merak ti po e bëjmë dhe qokën, kaq sa mundësi kemi, dhe Balina 500 e saj që mos të thoni pastaj…

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari arjola demiri balina bodinaku big brother vip ilir shaqiri arbër hajdari arjola demiri balina bodinaku big brother vip ilir shaqiri

Sondazh

Poll