Art&Argëtim

Arbër Hajdari çon informacione brenda BBV: Berisha po i merr partinë Bashës

10 Shkurt 2022, 11:21 Nga DOSJA
Arbër Hajdari çon informacione brenda BBV: Berisha po i merr

TIRANË- Opinionisti i ‘Big Brother VIP’ Arbër Hajdari ka dërguar informacione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa darkonte me banorët, Hajdari komentoi dhe konfliktin politik mes ish-kryeministrit Sali Berisha e kryedemokratit Lulzim Basha. Ai tha se Berisha po përpiqet që t’i marrë partinë Bashës, duke vënë në dijeni banorët e BBV për përplasjet në Partinë Demokratike.

“Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?”- tha Arbri.

 Aktori i humorit Donald Veshaj  menjëherë ndërhyri duke thënë se këtë gjë e dinin.

“Po jooo, se kjo dihej, nisi si temë para se të hynim ne këtu,”- tha ai. 

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e shtëpisë së “Big Brother Albania VIP” janë bashkuar edhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku. Ata u ftuan nga banorët për darkë brenda shtëpisë dhe diskutuan për disa orë rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur brenda shtëpisë së BBV.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari balina bodinaku big brother vip donald veshaj lulzim basha sali berisha arbër hajdari balina bodinaku big brother vip donald veshaj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll