Art&Argëtim

Einxhel Shkira: E dua finalen, nuk dua ta shoh si spektatore

10 Shkurt 2022, 12:23 Nga DOSJA
Einxhel Shkira: E dua finalen, nuk dua ta shoh si spektatore

TIRANË- Moderatorja Einxhel Shkira ka diskutuar së bashku me aktorin Donald Veshaj dhe balerinin Ilir Shaqiri mbi finalen e ‘Big Brother VIP’. Ajo ka shprehur deshirën e saj për të qenë një prej finalistëve të ‘Big Brother VIP’ duke thënë që nuk i interesojnë paratë apo çmimi i madh por ka dëshirë që këtë eksperiencë ta çojë deri në fund.

Natën finale, moderatorja tha se dëshiron ta përjetojë brenda shtëpisë së BBV dhe jo ta shohë nga shtëpia si spektatore.

“E kam thënë që natën kur Arjola ka dalë dh na u shtua një 15 mijëshe, kam thënë më mirë na kishit shtuar një finalist se atë 15 mijëshe. Edhe nëse do të isha unë e pesta nuk është qështja te 10 mijëshja apo te pretendimi i çmimit të madh por dua të jem me 18 shkurt dhe dua ta përjetoj si spektakël nuk dua ta përjetoj si spektatore, ta shikoj as nga studio dhe as nga shtëpia. Përderisa kam ardhur deri këtu pse mos ta përjetoj edhe atë natë. Jam e sigur që produksioni dhe vëllai i madh për atë natë kanë rezervuar “qershinë mbi tortë. Kam dëshirë të jem edhe sikur të jem e pesta apo e gjashta edhe sikur të jet hajt po e fusim dhe këtë, prap për mua ska gjë sepse të paktën kam ardhur deri këtu”.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Moderatorja Einxhel Shkira hyri në ‘Big Brother VIP’ bashkë me këngëtaren Beatrix Ramosajn dhe blogeren Sarah Berisha. Ajo është e vetmja konkurente që edhe pse disa javë më vonë është afër finales së bashku me banorët që janë nga 5 tetori.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj einxhel shkira ilir shaqiri sara berisha beatrix ramosaj big brother vip donald veshaj einxhel shkira ilir shaqiri sara berisha

Sondazh

Poll