Art&Argëtim

I shqetësuar për të?Arbër Hajdari pyet Donaldin:Po ti ç’pate? Rrije ca ditë vetëm…

10 Shkurt 2022, 11:32 Nga DOSJA
I shqetësuar për të?Arbër Hajdari pyet Donaldin:Po ti

TIRANË- Opinionisti i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari mbrëmjen e djeshme hyri bashkë me kolegen e tij, Balina Bodinaku, brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të konsumuar një darkë me banorët, por vëmendjen ia mori Donaldi.

Teksa po dakordonin, Hajdari iu afrua aktorit Donald Veshaj, duke e pyetur për gjendjen e tij emocionale, duke kërkuar të dijë se përse kishte zgjedhur që të qëndronte i vetëm për disa ditë nëpër oborr, pa banorët e tjerë.

“Po ti ç’pate që rrije ca ditë vetëm, ju s’jeni armiqë, thua se keni betejën“-i tha Arbëri. Ndërsa Donaldi zgjodhi që të mos e komentonte situatën e krijuar, duke u shprehur thjeshtë se situata e krijuar e kishte lënduar.

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Janë ca gjëra që të vrasin,“- tha Donaldi.

Debati i ndodhur tre javë më parë në BBV, mes dyshes Donald Veshaj dhe moderartores Einxhel Shkira ka shkaktuar përplasje të forta mes banorëve. Einxhel e akuzoi aktorin se nuk e kishte paguar kur kishte punuar për të në emisionin “Binjakët”, ndërsa Veshaj iu përgjigj se ishte ajo që kishte ndërprerë marrëdhëniet e punës në mënyrë jo korrekte. Sherri që zgjati për disa javë krijoi distancim mes banorëve brenda shtëpisë.

(d.d./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz arbër hajdari big brother vip donald veshaj arbër hajdari big brother vip donald veshaj

Sondazh

Poll