Politike

Berisha sherr me Salianjin: Ta sqaroj pak zotërinë, të intereson gjysma e bravës…

10 Shkurt 2022, 12:52 Nga DOSJA
Berisha sherr me Salianjin: Ta sqaroj pak zotërinë, të intereson

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji janë përplasur ashpër në sallën e Kuvendit. Ishte lideri historik i PD-së ai që kërkoi ndërprerjen e seancën pleanre ku po diskutohet për zgjatjen e mandateve të organeve të Vettingut. Me të replikoi Salianji, i cili u shpreh se nuk mund të luftohen Shtetet e Bashkuara të Amerikës për faj të një personi, referuar PD.


Pjesë nga replikat:

Berisha: Me përdorim mikrofoni ndërkohë që vazhdojnë marrëveshjet nën rrogoz kjo seancë duhet të ndërpritet menjëherë. Zonjë këtu flitet për një proces që u përdor nga kreu i Meduzës si armë për gjah shtrigash. Kjo ka sjellë një katastrofë që do të paktën 20 vite për t’u riparuar.

Nikolla: Nuk është procedurë!

Berisha: Urdhëro? Po flas për zërin e qytetarëve. 25% e qytetarëve u besojnë reformës në drejtësi. A e dini që reforma është një nga shkaqet e sparstimit? Ndërpreni diskutimet dhe hajde ta votojmë.  Historia nuk do t’ua falte kurrë.

Salianji: Nëse ka dikush që të është përgjegjës për reformës në drejtësi, duhen gjetur tek ajo pjesë që e ka votuar me 140 vota. Ka zgjedhur gjysmat e komisionerëve te Vettingut. Sot aty janë për t’i dhënë se kjo i shërben Edi Ramës. Edi Ramës i shërben që ndërkombëtarët të mos kenë asnjë akses. Me çfarë ta luftojmë Edi Ramën? Përse ta luftojmë SHBA për faj të dikush në PD? T’i themi të vërtetat si janë.

Berisha: Kam të drejtën e replikës, kam një përgjigje. Ai u ngrit pas meje. Dy minuta dua jo më shumë. 

(Nxjerr videon e Bashës) Berisha: Ta sqaroj pak zotërinë. Nuk është votuar projekti, kemi qenë dhe jemi për Vettingun, por jo për armë gjahu. E di ti por të intereson gjysma e bravës. 7 ligjet votojini me konsensus. Po flas për PD në atë periudhë…Ne jemi opozita e vërtetë jo ju që votoni. Sot bëni sikur nuk jeni më ata. Ligjet u votuan pa PD. Në shkelje të marrëveshjes që kishim për t’i votuar bashkërisht. Kam votuar çdo etapë. Rama ka qëllim kapjen e drejtësisë, ju ka marrë peng vazhdoni sa të doni.

LAJMI KRYESOR: Vettingu në Kuvend! Porti, PD-Ballukut: Cënon sigurinë! Ministrja: Investon Emaar-i

(k.m;F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022 ervin salianji sali berisha seance plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll