Bota

Zjarri në shypshkronjën në Franë, lëndohen 34 persona, evakuuohen 387 të tjerë

10 Shkurt 2022, 08:46 Nga DOSJA
Zjarri në shypshkronjën në Franë, lëndohen 34 persona,

FRANCË– Një zjarr i madh ka përfshirë shtypshkronjën e bankës franceze në Chamalieres në Francën qendrore ditën e sotme. Si pasojë e të cilit 34 persona pësuan lëndime të lehta, 10-të prej tyre u dërguan në spital në gjëndjer më të rëndë.

Rreth 387 punonjësit që janë gjetur në shtypshkronjë në momentin e rënies së zjarrit janë të sigurtë. Në vendngjarje mbërritën 60-të zjarrëfikës, duke vënë zjarrin nën kontroll. Banka e Francës në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale tha se zjarri është nën kontroll, dhe ndërtesa është evakuuar.

Drejtori i shtypshkronjës, Pierre-Yves Buasseno, tha se zjarri do të kishte pasoja të pashmangshme për shtypjen e parave, por shtoi se ata nuk ishin të shqetësuar pasi nuk ishte prekur e gjithë fabrika e prodhimit, duke vlerësuar se mund të ishte më keq.

“Nuk e dimë se si ka shpërthyer zjarri, do të jetë e nevojshme të kryhet një hetim”, tha guvernatori lokal.

Ai shtoi se nuk ka rrezik për banorët e zonës pasi në shtypshkronjë nuk ka pasur lëndë toksike kur ka rënë zjarri. Çdo vit në këtë shtypshkronjë shtypen 2.5 miliardë kartëmonedha.

(f.m)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota france zjarr ne france france zjarr ne france

Sondazh

Poll