Bota

TMERRUESE në Kosovë! Dyshohet për ndërrim trupash në morg, policia nis kontrollet

10 Shkurt 2022, 06:39 Nga DOSJA
TMERRUESE në Kosovë! Dyshohet për ndërrim trupash në

KOSOVË– U dyshua se brenda Klinikës Infektive në Kosovë kishte ndodhur një ndërrim i dy trupave të vdekur. Pas këtij dyshimi policia nisi menjëherë kontrollet. Qendra Klinike Universitare e Kosovës doli me një sqarim duke treguar se u njoftuan në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve të vdekur.

Në sqarim thuhet se grupi që merret me menaxhimin e Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente (Policinë e Kosovës) kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.

NJOFTIMI NGA QKUK

Sqarim nga Klinika Infektive e QKUK-së Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast. Me respekt, Klinika Infektive-QKUK.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove nderrim trupash ne morg spitali kosove kosove nderrim trupash ne morg spitali kosove

Sondazh

Poll