Bota

Dëshmitë kontradiktore,ende nuk dihet se kush është vrasësi i 19-vjeçarit në Selanik

9 Shkurt 2022, 20:21 Nga DOSJA
Dëshmitë kontradiktore,ende nuk dihet se kush është

GREQI- Dëshmi të shokëve si dhe e shqiptarit që është një nga të akuzuarit e vrasjes së 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos. Sipas dëshmisë që 23-vjeçari shqiptar ka treguar, ai nuk ka marrë pjesë në sulmin që ka ndodhur, por ka qëndruar brenda në makinë. Ai  u ka traguar autoriteteve që ata me grupin tjetër që sulmuan kishin konflikte të mëparshme dhe për këtë vajtën në ndeshjen e volejbollit.

Shqiptari mësohet të ketë thënë se në momentin që mbërritën në stadium, po kërkon për tifozët e skuadrës kundërshtare. Ai në dëshminë e tij u shpreh se sherrin më fillim e nisën, djemtë që ishin te makina e tretë, duke thënë se vetë nuk do e mendonte kurrë që situata do të kishte shkuar në atë pikë. Ai është shfaqur shumë i penduar në dëshminë e tij, teksa ka thënë se edhe pse nuk mori pjesë në ngjarje, e vret shumë ndërgjegjja.

Por ndryshe është shfaqur situata nga këndvështrimet e dy prej shoqëruesve dhe shokëve të 19-vjeçarit, të cilët u sulmuan atë natë. Në dëshmitë e tyre ata kanë treguar se janë sulmuar brutalisht nga të gjithë anëtarët e grupit tjetër, duke treguar me detaje të gjithë sulmin. Ata kanë thënë se janë sulmuar me mjete prerëse dhe shkopinj bejsbolli nga të gjithë personat e tjerë. Të dy adoleshentët janë shprehur se në momentet e fundit, ku autorët vranë 19-vjeçarin, ata po goditeshin me shkopinj në kokë dhe për këtë arsye u ra dhe të fikët.

Këto dëshmi në fakt bien ndesh me njëra-tjetrën, pasi ndryshe është shprehur shqiptari në dëshminë e tij, ndryshme kanë deklaruar dy miqtë e Kampanos. Duke bërë që këto dy dëshmi të jenë në kontraditë, ende është e paqartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në të vërtet dhe kush është autori i goditjes fatale që i mori jetën 19-vjeçarit grek.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinj?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen Arisi i Selanikut. 23-vjeçari shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) akuzohet si personi i mori jetën studentit 19-vjeçar.Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Javën e kaluar, ai u dënua me 5.4 vite burg për posedim të sendeve të dhunshme si: thika, shufra hekuri, doreza, etj. Ato u gjetën pas ngjarjes në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut (Bicepsi i Veriut). çarçiu i refuzoi kategorikisht të kishte lidhje me këto sende, edhe pse në xhepat e tij u gjetën çelësat e saj. Ai rezulton të ketë dhunuar së bashku me disa huliganë të PAOK-ut një ish-kryebashkiak të Selanikut.

ZHVILLIMET ORË OAS ORE:

Vrasja e 19-vjeçarit, shqiptari: Unë nuk mora pjesë, kishim konflikte të mëparshme

Vrasja e 19-vjeçarit, dëshmitë: Na u sulën dhe goditën me shkopinjë, na ra të fikët

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos vritet 19 vjecari ne greqi alkis kampanos vritet 19 vjecari ne greqi

Sondazh

Poll