Bota

Gjykatat serbe nisin një seri aktakuzash ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

9 Shkurt 2022, 20:41 Nga DOSJA
Gjykatat serbe nisin një seri aktakuzash ndaj shqiptarëve në

SERBI- Gjykatat serbe në Vranjë e Bujanoc kanë nisur një seri ftesash për personalitete të caktuara shqiptare në Luginën e Preshevës të cilat prokuroria serbe i akuzon për shkelje ligjesh. Telegrafi shkruan se ish-drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Granit Sadriu është ftuar në gjykatë me arsyetimin se ka shkelur ligjin derisa ka lëshuar njërën nga sallat e këtij institucioni për manifestimin e Ditës së Flamurit Kombëtar.

“Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut. Në vendet tjera në shekullin XXI njerëzit mendojnë për zhvillim ekonomik”, deklaroi Sadriu në RTK.

Nga ana tjetër departamenti Special i Prokurorisë së Nishin ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit Shaip Kamberi për tejkalim të ndarjeve buxhetore kur ai ishte kryetar i Bujanocit.

Unë do të përballem në aspektin juridik me këtë aktakuzë, dhe nëse e shoh që akuza është politike do t’i përgjigjem në mënyrë politike”, deklaroi Kamberi.

Me aktakuza nga gjykatat serbe po përballet edhe kryetarja aktuale e Preshevës Ardita Sinani dhe ish-kryetari Shqipërim Arifi. Për Jeton Ismailin nga shoqëria civile, veprimet e tilla nga gjykatat serbe janë të papranueshme dhe tendencioze.

“Këto janë një formë e presionit që çdo ditë e më te për po shtohet, sidomos ndaj intelektualëve shqiptarë, qëllimi final i së cilave duket të jetë braktisja e këtyre trojeve nga shqiptarët” tha ai.

Serbia ndodhet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, derisa shqiptarët përsëri pritet të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ardita sinani granit sadriu shaip kamberi shqiperim arifi ardita sinani granit sadriu shaip kamberi shqiperim arifi

Sondazh

Poll