Aktualitet

‘Dimri i fundit’/’Shtëpi bari’ në Lazarat! Arrestohet 62-vjeçari, gjenden edhe armë

10 Shkurt 2022, 08:04 Nga DOSJA
‘Dimri i fundit’/’Shtëpi bari’ në Lazarat!

GJIROKASTËR– Një 62-vjeçar është arrestuar si pasojë e operacionit policor të koduar ‘Last Winter’. Policia vuri në pranga në mënyrë flagrante, Maliq Skënderin 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat pasi dyshohet se ishte në përgatitje për të ndërtuar një vend që do të prodhonte lëndë narkotike. I moshuari kishte në banesë 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike. Të gjitha këto pajisje u sekuestruan nga policia.

Skënderi do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LAST ëINTER”. Operacioni nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër. Skuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Vihet në pranga poseduesi. Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe Seksionin Operacional në DVP Gjirokastër, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore se shtetasi M. S. dispononte armë zjarri dhe mjete të teknologjisë së lartë që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “LAST ëINTER”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. S., 62 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekustruar 2 armë zjarri pistoleta, 10 krehra, 157 fishekë dhe pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, si: 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike. Gjithashtu, në banesën e këtij shtetasi u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Materialet në ngarkim të shtetasit M. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 62-vjecari ne lazarat lazarat maliq skenderi shtepi bari ne lazarat arrestohet 62-vjecari ne lazarat lazarat maliq skenderi shtepi bari ne lazarat

Sondazh

Poll