Bota

Erdogan kërcënon me mbyllje VOA-n e DW: Keni vetëm 72 orë kohë

9 Shkurt 2022, 16:53 Nga DOSJA
Erdogan kërcënon me mbyllje VOA-n e DW: Keni vetëm 72 orë

TURQI– Autoriteti mbikëqyrës i mediave në Turqi i ka dhënë afat prej 72 orësh tri agjencive ndërkombëtare të lajmeve që të marrin licencë për operim, ose në të kundërtën do t’i bllokojë. Mediat vendase shkruajnë se vendimi i Këshillit Suprem për Radio dhe Televizion (RTUK) ka kërkuar që Zërit i Amerikës, Deutsche Ëelle dhe Euroneës të bëjnë kërkesë për licencë.

Ilhan Tasci, deputet opozitar e kritikoi këtë vendim. Sipas Tasci, ky vendim shënon një sulm të mëtejmë ndaj lirisë së medias në Turqi.

“Vendimi u mor me shumicë të votave, që të jepet 72 orë afat për marrjen e licencës për ueb-faqet amerikaninsesi.com, dë.com/tr, dhe tr.euroneës.com,”- tha Tasci, që është një prej nëntë anëtarëve të bordit të RTUK-së.

Turqia ka rritur mbikëqyrjen e mediave, duke i dhënë më shumë fuqi këtij këshilli për mbikëqyrjen e të gjithë përmbajtjes online.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota deutche welle recep tayip erdogan voice of amerika deutche welle recep tayip erdogan voice of amerika

Sondazh

Poll