Bota

Stotlenberg: NATO ndërhynë kur ka konflike, Serbinë nuk e detyrojmë të anëtarësohet

9 Shkurt 2022, 16:35 Nga DOSJA
Stotlenberg: NATO ndërhynë kur ka konflike, Serbinë nuk e

MALI I ZI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se dera për hyrjen e anëtarëve të rinj është gjithmonë e hapur për të gjitha vendet që përmbushin standardet e aleancës. REL shkruan se Stoltenberg tha se një dokument i mundshëm për moszgjerimin e NATO-s në lindje, për të cilin Rusia vazhdimisht këmbëngul, nuk është nënshkruar kurrë.

“NATO nuk ka detyruar kurrë asnjë vend të anëtarësohet në aleancë. Gjithçka ka të bëjë me respektimin e vullnetit të lirë të shteteve sovrane. Ne respektojmë kur vendet vendosin të anëtarësohen, si Polonia apo disa vende të tjera pas Luftës së Ftohtë, por gjithashtu respektojmë kur vendet vendosin të mos bashkohen me ne”, tha Stoltenberg.

Ai deklaroi se NATO-ja mbështet dhe respekton fuqishëm të gjitha vendimet e vendeve si Serbia për të mos u anëtarësuar në aleancë.

“Është një vendim sovran i pavarur i Serbisë dhe NATO e respekton absolutisht atë, ashtu siç respekton vendimet e Suedisë dhe Finlandës, të cilët janë partnerët tanë të ngushtë, por që nuk janë anëtarësuar në NATO. Ne nuk duam të hyjmë në sferën e ndikimit kur fuqitë e mëdha vendosin se çfarë do të bëjnë fqinjët e tyre të vegjël. Çdo vend në Evropë ka të drejtë të vendosë për rrugën e tij”, tha Stoltenberg.

Ai tha se NATO është e angazhuar fuqishëm në gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën ukrainase dhe se nuk është tepër vonë për të ruajtur paqen.

“Ne shohim dita ditës se forcat ruse po grumbullohen gjithnjë e më shumë në kufirin (me Ukrainën). Ne i kemi paraqitur propozime konkrete në dokumente të shkruara Rusisë, duke thënë se jemi të gatshëm të flasim për kontrollin e armëve, masat për aktivitete ushtarake transparente, raketa dhe shumë probleme të tjera”, tha Stoltenberg.

I pyetur se cili do të ishte shkaktari kryesor për të aktivizuar menjëherë forcat ushtarake të aleancës, Stoltenberg tha se NATO është një aleancë mbrojtëse dhe se mënyra për të ruajtur paqen është detyrimi për të mbrojtur çdo aleat nëse sulmohet.

“Qëllimi i NATO-s është ruajtja e paqes. Roli i NATO-s nuk është të provokojë konflikt, por ta parandalojë atë. Ne jemi gjithmonë në kërkim të një zgjidhjeje politike. Ne besojmë se sado të fortë të jemi, gjithmonë mund të fillojmë një dialog politik. Këtë e kemi bërë shumë herë dhe jemi sërish gati”, tha Stoltenberg.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jens stoltenberg nato jens stoltenberg nato

Sondazh

Poll