Editorial

Përdorimi i Vettingut për poshtërimin e opozitës

9 Shkurt 2022, 14:13 Nga DOSJA
Përdorimi i Vettingut për poshtërimin e opozitës

Nga Enton Abilekaj

Edi Rama as nuk po flet më për votimin e së enjtes së 10 shkurtit, ku i duhen votat e opozitës për të arritur shumicën absolute të nevojshme për zgjatjen e mandatit Kushtetues së organeve të vetingut. Në vend të tij po flasin ambasadorët, ai as nuk po numëron sa vota i duhen që maxhoranca me 74 vota e 25 prillit të arrijë numrin magjik, 93, që e kishte nga marsi 2019 deri ne shtator 2021.

Me ndihmën e 3 deputetëve të Tom Doshit, mund të rekuperohen 3 nga 19 votat e nevojshme, por 16 votat do të duhet të dalin nga opozita. LSI ka vetëm 4 që natyrshëm do të jenë kundër, Berisha ka një numër të papërcaktuar qartë, por jo më shumë se 15 të deklaruar, të cilët do të jenë gjithashtu kundër. Nga 63 deputetët që opozita ka në total, barra e votës pro u mbetet 44 deputetëve, përfshirë edhe aleatët, që janë ende të regjistruar si të Lulzim Bashës.
Thirrjet e ambasadorëve dhe muaji i mjaltit në rrugën e Elbasanit, do të ishin të mjaftueshme që ta justifikonin votën pro të grupit të Bashës, nëse e shkuara e afërt nuk do të komplotonte kundër.

Pa ia kërkuar askush, Lulzim Basha vuri shumë kushte për votën që do të bëhet fakt nesër. Të parat ishin ndryshimet Kushtetuese që kërkoi për Reformën Territoriale, Reformën Zgjedhore dhe Vettingun politik. Edi Rama e refuzoi të negocionte përfshirjen e tyre në një paketë me organet e vettingut. Për këtë kishte dhe mbështetjen e ambasadës amerikane.

Në konferencën e Kryetarëve në Kuvend, debatet nuk arritën ta bindnin PD-në zyrtare, që atëherë nuk ishte ndarë akoma, që të mos e kondiciononte votimin për vetingun me ndryshimet Kushtetuese që kishte propozuar. PD paraqiti porpozimet në Kuvend, ndërsa vetting priste momentin e së vërtetës. Nuk mjaftuan këto kushte. Vetë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të votonte për KPK pa e shqyrtuar me hollësi punën e deritanishme, jo vetëm të institucionit, por të secilit anëtar. Në fund të analizës do të merrej një vendim, që sipas Bashës dhe më pas Alibeajt që e detajoi qëndrimin, mund të mos përfshinte të gjithë anëtarët e KPK.

Kompromisi u bë akoma më i vështirë kur Berisha filloi kryqëzatën e Foltores, që ngrihej mbi tezën e “peng-kryetarit”, që nuk i merr më vendimet vetë, por nga pengmarrësi Rama. Akoma më keq është sot, kur Ilir Meta i ka futur dy pjesët e PD-së në garën e 6 marsit, për të ndarë me votë popullore atë që nuk e ndanë dot në dhjetor me votën e anëtarësisë.

Në këto kushte kaq të vështira për Bashën, insistimi i Taulant Ballës të enjten e 3 shkurtit, që votimi të mos shtyhej sipas kërkesës së Alibeajt, u duk politikisht pervers. Balla, ose nuk e kishte fare merakun e shumicës absolute në Kuvend, duke rrezikuar organet e vettingut, ose po luante keq me pozicionin e nënshtruar të grupit të deputetëve të Bashës, që, të futur nën sqetullën e ambasadores amerikane, nuk mund të negociojnë dot as dinjitetin.

Seanca e nesërme do të lidhet pikërisht me dinjitetin e asaj që pretendon se përfaqëson opozitën. Vettingu do të vazhdojë, edhe nëse nuk votohet shtyrja e mandatit të KPK. Dispozitat e përkohshme kushtetuese, ia kalojnë në mënyrë të përhershme KLGJ dhe KLP selektimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pa kthim humbet vetëm Lulzim Basha dhe dinjiteti i një grupi parlamentar që është i regjistruar zyrtarisht me logon e Partisë Demokratike.

Nëse ata votojnë pro, do të shkelin përfundimisht mbi veten, mbi cfarë kanë thënë, mbi cfarë kanë kërkuar dhe mbi cfarë kanë propozuar zyrtarisht në Kuvend. Për Lulzim Bashën nuk është hera e parë që lejon Edi Ramën të kalojë mbi trupin e tij për të marrë vendime të papranueshme. Problemi është që pas Bashës, një grup i madh deputetësh do të humbasin përfundimisht përfaqësimin e opozitës, nuk do të kenë më votën e 25 prillit, por do të mbajnë mandatin. Me keq se llumi i listave që u fut në Kuvend pas djegies së mandateve./Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

editorial editorial analiza nga enton abilekaj edi rama lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut analiza nga enton abilekaj edi rama lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll

Editorial 5 Shkurt 2022, 14:59

Tahiri, ca gjëra duhen thënë…

Nga Desada MetajSaimir Tahiri nuk është “kokë turku”. Ai është përgjegjës për çorbën që sajoi dhe e gëlltiti bashkë me shefin e tij.Kur u zgjodh ministër...

Editorial 1 Shkurt 2022, 09:06

Primaret, më mirë vonë se kurrë

Nga Meri LikaPRIMAR mb. libr.shih PARËSOR,~E. Materia është primare.PARËSOR mb. libr.Këtë shpjegim jep fjalori i gjuhës shqipe në lidhje me fjalën “Pr...

Editorial 25 Janar 2022, 17:14

Pse Rama po e bën nul rrëfimin e Veliajt

Nga Enton AbilekajTIRANË– Edi Rama u angazhua personalisht për ta bërë nul dëshminë e Erjon Veliajt per pushtetin Rilindas. Një dëshmi e regjistruar ...

Editorial 21 Janar 2022, 13:28

Zgjedhjet e pjesshme, fundi i agonisë së PD-së

Nga Enton AbilekajTIRANË– Misionarët e pajtimit të gjaqeve politike kanë filluar të mësyjnë studio televizive për të nxjerrë kandidatë të përbashkët ...