Aktualitet

“Investo në Forex”/ Arrestohet i riu, mashtroi një italian, i mori 108 mijë euro

9 Shkurt 2022, 08:01 Nga DOSJA
“Investo në Forex”/ Arrestohet i riu, mashtroi një

TIRANË– Seksioni për Krimin Ekonomik në Policinë e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar të identifikuar si Olti Ferhataj, i cili është paditur nga një shtetas italian se e ka mashtruar dhe i ka marrë 108 mijë euro. Në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, nëpërmjet një call center të parregjistruar në organet tatimore, Ferhataj u prezantohej të huajve, kryesisht shtetasve italianë si agjent i licensuar për investimet në bursë, duke u kërkuar që të vendosnin paratë e tyre në kriptomonedha dhe Forex. Viktimë e një mashtrimi të tillë ishte italiani, i cili për disa muaj mendonte se po “operonte” në treg me ndihmën e shqiptarit, por në fakt paratë i kishte humbur prej kohësh. Po ashtu, edhe në Durrës janë arrestuar dy persona për të njëjtën vepër penale, të cilët nëpërmjet Call Center mashtronin duke përfituar shuma të mëdha parash.

NJOFTIMI I PLOTË:

DVP Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Programuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Programuesi”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit: – O. F., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet olti ferhataj operacioni programuesi tirane olti ferhataj operacioni programuesi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2022, 07:03

PAMJET: Nis shembja e banesave tek “5 maji”

TIRANË- Nis shembja e banesave tek zona e “5 majit”. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen në banesën e pa...