Aktualitet

SKANDALI/ 300 mijë euro të qytetarëve shkojnë për formularët e Këshillimit Kombëtar

9 Shkurt 2022, 07:54 Nga DOSJA

TIRANË– Shpërndarja e pyetësorëve dhe reklama për procesin e ashtuquajtur Këshillim Kombëtar i kryeministrit Edi Rama, do t’ju kushtojë shqiptarëve rreth 360 milionë lekë (afërsisht 300 mijë euro). Ajo e cila po bën shpërndarjen e tyre është në banesat e qytetarëve shqiptarë është Posta Shqiptare. Kjo e fundit do të harxhojë 30 milionë lekë për shtypjen e pyetësorëve, për zarfe dhe prodhimin e materialeve raklamuese. Posta ka filluar procedurat e tenderimit.

Nga ana tjetër, Agjencia e Bashkëqeverisjes në Kryeministri pritet të harxhojë 4 milionë lekë të tjera për shtypjen e materialeve promovuese për nxitjen e qytetarëve që të plotësojnë pyetësorin. Agjencia ka shpallur procedurën e prokurimit për këtë qëllim.

Këto kosto nuk përfshijnë shpenzimet e deritanishme për shtypjen dhe shpërndarjen e mbi 100 mijë pyetësorëve, kryesisht në qytetin e Tiranës.

Këshillimi Kombëtar është një nismë e marrë nga Qeveria dhe e prezantuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë kërkon të marrë mendimin e qytetarëve për disa çështje të rëndësishme të politikave publike. Mendimi merret me anë të një pyetësori me 12 çështje, që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama keshillimi kombetar edi rama keshillimi kombetar

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2022, 07:03

PAMJET: Nis shembja e banesave tek “5 maji”

TIRANË- Nis shembja e banesave tek zona e “5 majit”. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen në banesën e pa...