Aktualitet

“Më telefono”/ 2 të arrestuar në Durrës, mashtronin qytetarë me ‘call center-a’

9 Shkurt 2022, 07:51 Nga DOSJA
“Më telefono”/ 2 të arrestuar në Durrës,

DURRËS– Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarët me “call centre”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga kanë përfunduar dy persona të identifikuar deri më tani me inicialet F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës. Të prangosurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash. Por të dy janë vendosur në pranga në kuadër të operacionit “Call me”, ndërsa do të përballen me drejtësinë pasi akuzohen për kryerjen e veprave penale:  “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Call me”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen dhjetëra pajisje kompjuterike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, bazuar dhe në informaconet e siguruara në rrugë operative, nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Finanaciar në DVP Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Call me”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. L., 26 vjeç dhe D. B., 42 vjeç, të dy banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryenin mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet durres operacioni call me durres operacioni call me

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2022, 07:03

PAMJET: Nis shembja e banesave tek “5 maji”

TIRANË- Nis shembja e banesave tek zona e “5 majit”. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen në banesën e pa...