Aktualitet

Vakancat në Kushtetuese! Ish-kreu i KED, Ardian Dvorani dorëzon kandidaturën

9 Shkurt 2022, 07:26 Nga DOSJA
Vakancat në Kushtetuese! Ish-kreu i KED, Ardian Dvorani dorëzon

TIRANË– Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani ka dorëzuar kandidaturën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Dvorani kandidon për të plotësuar vakancën që krijohet nga mbarimi i mandatit të gjyqtarit Altim Binaj. Afati i kandidaturave për vakancën e shpallur në parlament është deri me 14 shkurt.

Dvorani ka pasur përplasje dhe me kreun e shtetit Ilir Metën pasi u kallëzua nga ky i fundit në SPAK për falsifikim sa i takon listës së fituesve për Gykatën Kushtetuese. Meta është shprehur për Dvoranin se e ka vendin në burg e në asnjë institucion tjetër.

Konflikti mes Metës e Dvoranit:

Presidenti kallëzoi ish-kreun e KED-së për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta thoshte se Dvorani qëllimisht dërgoi në të njëjtin ditë tek presidenti dhe Kuvendi dy lista njëherazi për dy vakanca pa ndjekur radhën President-Kuvend-Gjykatë e Lartë. Presidenti thoshte se Dvorani ka shpërdoruar detyrën duke marrë një vendim individual duke zgjedhur automatikisht Arta Vorpsin, vendim që e publikoi vendimin në Fletoren Zyrtare. Presidenti Ilir Meta firmosi dhe kallëzimin penal kundër kryetarit të atëhershëm të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, pasi e akuzonte për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ardian dvorani ilir meta vakancat ne kushtetuese ardian dvorani ilir meta vakancat ne kushtetuese

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2022, 07:03

PAMJET: Nis shembja e banesave tek “5 maji”

TIRANË- Nis shembja e banesave tek zona e “5 majit”. Fadromat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur ndërhyrjen në banesën e pa...