Aktualitet

Indeksi i Fuqisë Ushtarake Globale 2022! Shqipëria përkeqësohet në garën rajonale

9 Shkurt 2022, 06:13 Nga DOSJA

Indeksi i Fuqisë Globale 2022, i hartuar nga Global Fire Power e rendit Shqipërinë në vendin e 115-të, nga 140 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre, ushtarake dhe njerëzore. Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përkeqësuar me dhjetë shkallë, në 2021 renditej e 105-a në botë dhe e parafundit në rajon. Studimi i vitit 2022 e nxjerr Shqipërinë me një pikësim prej 3.0023

Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por garën rajonale e fiton Serbia, e pozicionuar 54 shkallë më lart se sa vendi ynë. Kroacia sakaq renditet e 62-ta në total sipas studimit, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 123-të ndërsa Mali i Zi në vendin e 131 dhe Maqedonia në vendin e 134-të.

Kosova është përfshirë në studim vitet e fundit dhe renditet e 139-ta nga 140 shtete të marra në konsideratë, ka lënë pas vetëm Butanin, i fundi në listën e këtij studimi.

Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Indeksi hartohet nga Global Fire Power, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj.

Sipas të dhënave specifike të këtij indeksi, Shqipëria vitin e fundit buxhetin financiar të alokuar mbrojtjes e kishte 192’400 mijë dollarë, më pak se Serbia, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia.

Në vendet me ushtritë më të fuqishme të botës, sipas listës, përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.

Në vendet e fundit sipas renditjes janë: Butan, Kosova, Sierra Leone, Somalia etj./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ushtria ushtria shqiptare ushtria ushtria shqiptare

Sondazh

Poll