Aktualitet

Avokati i Tahirit: Çështjen do e çojmë deri në Strasburg, Gjykata bëri gafë

8 Shkurt 2022, 21:11 Nga DOSJA
Avokati i Tahirit: Çështjen do e çojmë deri në

TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiti, Maks Haxhia është shprehur se çështjen do ta dërgojë deri në Gjykatën e Strasburgut. Në një lidhje me Skype në “A Show” me Adi Krastën, Haxhia tha se ajo që ka ndodhur me Tahirin ka qenë e padrejtë dhe një gafë e gjykatës. Avokati shtoi se pala që bën apelimin nuk ka si të rëndohet.

“Unë e thashë që duke qenë se ish-ministri brendshëm u vu në akuzë dhe u deklarua fajtor dhe çuditërisht që nuk ndodh kurrë se nuk lejohet në asnjë rast kur ka ankimim të të pandehurit gjykata të vendos duke rënduar pozitën e të pandehurit, në mënyrë absolute. Gjykata për sa kohë ne kishim ankim, kështu që këtë s’duhet ta kishte bërë, kjo është gafa më e madhe që ka bërë gjykata. Ne do të shkojmë deri në Strasburg,”- tha Haxhia.

Ish-ministri u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare. 

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri maks haxhia saimir tahiri denohet saimir tahiri maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll