Aktualitet

Berisha: Me Kim do shihem në gjyq, barin ta mbajë për vete

8 Shkurt 2022, 21:11 Nga DOSJA
Berisha: Me Kim do shihem në gjyq, barin ta mbajë për vete

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka këmbëngulur që ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim duhet tu kërkojë falje shqiptarëve pas shprehjes për ‘barin’. I ftuar në emisionin “Dekalog”, Berisha tha se Kim i ka ofenduar shqiptarët dhe se u detyrohet një ndjesë për këtë gjë. I pyetur nëse do të donte të kishte një takim me ambasadoren amerikane, Berisha tha se nuk ka asnjë interes ta takojë atë pasi do të përballen në gjyq.

“E konsideroj më të rëndësishmen. Përgjigja që unë i dhashë asaj për barin. Mund ta plotësoj. Zonja e cila vjen nga vendi i madh i Lirisë dhe përfaqëson vendin e lirisë përdori citatet e Enver Hoxhës për të fyer shqiptarët, përdori barin. Atyre që u kujtohet Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që bar do hamë dhe amerikanëve nuk do ti nënshtrohemi. Që një diplomate përfaqësuese e vendi që kontribuoi të përmbyste komunizmin, të citojë Enver Hoxhën ajo o ka qenë anëtare e grupeve leniste  dhe ka studiuar Enver Hoxhën ose pastaj është keq këshilluar. Por ndaj kësaj deklarate unë i kam kërkuar asaj që tu kërkojë ndjesë shqiptarëve për një fyerje të tillë. Përndryshe jashtë normave të mija i kam sugjeruar ta mbajë barin për vete. Këto i kam deklaruar në atë kohë. Ky insert i cili kishte marrë një përgjigje në dhjetor, në konferencë shtypi i kam kërkuar ti kërkojë ndjesë publike shqiptarëve. Nuk e bëri se arroganca nuk është virtyt dhe kur bën një fyrje kolektive njeriu edhe ndaj një fyerje individuale duhet të kërkojë ndjesë, po ndaj një fyrje kolektive vetëm një arrogancë e papërmbajtur të pengon të kërkosh ndjesë. Nuk e kam armike. Absolutisht s’kam kërkuar dhe skam ndërmend të kërkoj ta takoj se nuk më shtyn asgjë nuk kam asnjë interes. Do shihemi në gjyq. S’ka rëndësi, ky është problemi po i the tjetrit do shihemi në sallë të gjyqit të tjerat mbyllen,”- tha Berisha ndër të tjera.

Kur e përmendi barin Kim?

Më 30 korrik të vitit të kaluar, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, dha një mesazh të qartë pas takimit që pati me Lulzim Bashën në selinë Blu. Para gazetarëve, ambasadorja iu drejtua Lulzim Bashës, duke ia bërë të qartë që SHBA, e cila ka shpallur Sali Berishën ‘non-grata’, nuk e do këtë të fundit si deputet në parlament. Ajo përmendi dhe shprehjen e përdorur në komunizëm, ‘bar do të hamë dhe nuk i dorëzohemi armikut’, duke thënë se PD-ja nuk mund të ‘hajë bar’ për shkak të një deputeti.

(F.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll