Bota

Tensione në Hong Kong/ Protestuesit futen në parlament, policia përdor gazlotsjellës dhe shkopinj gome (VD)

2 Korrik 2019, 05:44 Nga DOSJA
Tensione në Hong Kong/ Protestuesit futen në parlament, policia

Kinë- Policia në Hong Kong është përleshur me protestuesit në përvjetorin e kalimit të kontrollit nga Britania e Madhe tek Kina. Me gazlotsjellës dhe shkopa gome janë shpërndarë dje turmat e protestuesve të cilët sulmuan parlamentin në Hong Kong të Kinës. Aktivistët kishin ‘pushtuar’ Këshillin Legjislativ për orë të tëra, por me ndërhyrjen  e policë ata u shpërndanë me dhunë.

Policia përdori gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës  edhe për të mbajtur protestuesit jashtë një sheshi në të cilin zhvillohej ceremonia e zakonshme e ngritjes së flamurit.

Pse po protestohet në Hong Kong?

Qindra mijëra  persona kanë marrë pjesë në  protestat e fundit të zhvilluara në Kinë, pasi janë kundër ligjit për ekstradim. Ndër të tjera ata i frikësohen edhe ekstradimit  të disidentëve politikë.  Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu një hetim të pavarur mbi brutalitetin e dyshuar të policisë gjatë një proteste më të hershme më 12 qershor. Udhëheqësi politik i Hong Kongut Carrie Lam mbajti një konferencë shtypi, ku theksoi se hyrja në parlament ishte nëpërmjet përdorimit ekstrem të dhunës  nga ana e qytetarëve.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota protesta e në kinë protestuesit futen në parlamentin e kinës protesta e në kinë protestuesit futen në parlamentin e kinës

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2019, 13:12

Jony Ive, fundi i një epoke të artë për Apple

Në fund të viteve 1990, “Apple” jetonte në lavditë e kaluara, kujtuar këtu shpikjen e kompjuterit të parë personal.Kjo ndryshoi kur “iMac”, i projektuar nga pro...