Bota

Pas një stuhie të fuqishme, qyteti meksikan përjetoi një ‘lajthitje’ shokuese të natyrës (FOTO)

1 Korrik 2019, 12:42 Nga DOSJA
Pas një stuhie të fuqishme, qyteti meksikan përjetoi një

MEKSIKË– Guadalajara ishte e pushtuar nga një verë e nxehtë për gjatë javëve të fundit, por një stuhi e papritur breshëri solli një surprizë shokuese për banorët.

Qyteti meksikan u zgjua të dielën në mëngjes në më shumë se 3 metra akull në disa zona, pas një stuhie të madhe breshëri përgjatë rajonit. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar gjatë kësaj ‘lajthitjeje’ të motit.

Ndërsa zyrtarët qeveritarë u angazhuan për të mbajtur dëmin dhe për të pastruar rrugët, banorët fotografuan automjetet dhe rezidencat e gëlltitura nga akulli.

Enrique Alfaro Ramirez, guvernatori i Jalisco shkruan në Twitter: “Dhe pastaj pyesim nëse ndryshimet klimatike ekzistojnë”.

Por, si shpjegohet ky ndryshim klimatik?

Presioni i ulët që shtrihej në jug nga kufiri i SHBA-së dhe Meksikës ishte parashikuar të kontribuonte në zhvillimin e stuhive përgjatë kufirit që ndan masat ajrore të ndryshme, tha për CNN meteorologu, Michael Guy.

“Sapo kjo stuhi u zhvillua, të gjithë përbërësit u bashkuan për të krijuar këtë stuhi të madhe breshëri mbi Guadalajara,” tha ai.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                         

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lajthit moti në meksike meksike stuhi bresheri mbulon vendin ne akull lajthit moti në meksike meksike stuhi bresheri mbulon vendin ne akull

Sondazh

Poll

Bota 29 Qershor 2019, 13:12

Jony Ive, fundi i një epoke të artë për Apple

Në fund të viteve 1990, “Apple” jetonte në lavditë e kaluara, kujtuar këtu shpikjen e kompjuterit të parë personal.Kjo ndryshoi kur “iMac”, i projektuar nga pro...