Bota

Masakrohet gazetari grek në Egjipt, mediat: Kishte lidhje intime me vrasësin

8 Shkurt 2022, 12:54 Nga DOSJA
Masakrohet gazetari grek në Egjipt, mediat: Kishte lidhje intime me

EGJIPT – Gazetari grek Nikos Katsikas është gjetur i vrarë me thika në banesën e tij në distriktin e Kairos, Sheikh Zayed. Autoritetet policore arritën të arrestonin autorin e krimit. Por, detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet.

Vrasësi, i cili punonte si shpërndarës në hotel kishte krijuar marrëdhënie intime me Katsikasin. Raportohet se ata kanë biseduar në telefon shpesh me njëri-tjetrin dhe kanë patur kontakte seksuale.

Autoritetet e rendit egjiptian gjetën trupin e Katsikas me thika të ngulura në kufomën e tij, ndërsa panë se në banesë mungonin sende të çmuara materiale.

Cili ishte Nikos Katsikas?
55-vjeçari ishte vendosur në Kajro në vitin 2016 duke shërbyer si korrespondent i agjencisë së lajmeve (AMNA). Ai ishte zv/president i Qendrës Kulturore Historike Helenike në Kajro. Katsikas kishte themeluar gazetën “Fos” në Kajro dhe ishte kryeredaktor i të përjavshmes “New Fos”. Gjithashtu, ai botonte dhe në ëebsitet“Alexandrinos Tahydromos“ e “Pyramis”. Viktima vlerësohet për kontributin e madh që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Egjiptit, promovimin e kulturës helene në këtë vend dhe rritjen e lidhjes shpirtërore të qytetarëve grekë që jetojnë në këtë vend.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Bëri seks me të, por s’i dha paratë, pse e vrau i dashuri gazetarin grek (Rrëfimi)

Burimi: Libre.gr

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota egjipti vritet gazetari egjipti vritet gazetari

Sondazh

Poll