Bota

E dënuar me 12 vite burg në Norvegji për trafikim droge, vihet në pranga shqiptarja

8 Shkurt 2022, 17:42 Nga DOSJA
E dënuar me 12 vite burg në Norvegji për trafikim droge, vihet

KOSOVË- Një shqiptare nga Kosova është arrestuar sot në Pejë, pasi ishte e dënuar me 12 vite burgim nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge. Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, asaj i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejshme. Arrestimi i saj është bërë pas një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).

Njoftimi i policisë:

Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit.

Sot me datë 08.02.2022, Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, përmes një bashkëpunimi aktiv me Njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, dhe bashkërendimit të aktiviteteve ndërmjet autoriteteve kompetente, ka arrestuar të dyshuarën femër (viti i lindjes 1969), e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge. Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni arrestohet shqiptarja ne peje policia e kosoves arrestohet shqiptarja ne peje policia e kosoves

Sondazh

Poll