Art&Argëtim

FT-“Pse nga Përrenjasi jam unë”/Rrjeti kryqëzon Monika Lubonjën: Paguhesh nga Veliaj

8 Shkurt 2022, 09:39 Nga DOSJA
FT-“Pse nga Përrenjasi jam unë”/Rrjeti kryqëzon

TIRANE–  Një tjetër debat i fortë ka nisur në rrjet pas publikimit të një videoje 10-sekondshe, ku banorja e Big Brother Vip, aktorja Monika Lubonja dëgjohet teksa thotë se nuk është nga Përrenjasi, duke përdorur një tonalitet fyes për zonën. “E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”. Nga ana tjetër moderatorja Einxhel Shkira e pyet: “Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë”, ndërsa aktorja Demiri i thotë diçka tjetër nën zë.

Kjo video është bërë tashmë virale në rrjet dhe komentuesit kanë kritikuar Lubonjën duke e quajtur fyese, raciste dhe ofenduese. “Monika ka paragjykuar që në fillim kur i tha Elhaidit ti je nga shkodranët e mirë se je musliman. I nxjerr ca budallallëqe kjo si pa e kuptuar. Mire që i tha Einxheli të nderronin teme.”– shprehet një komentues.

“Turpi i zotit. Ti nuk ke shans të krahasohesh me ato gra që punojnë dhe rrisin familje në Prrenjas!”- shprehej një tjetër.

Ndërkohë që një tjetër komentues deklaron se Lubonja edhe pse është duke ‘pushuar’ në shtëpinë e Big Brother Vip, paguhet si këshilltare e kryebashkiakut Erion Veliaj.  “Posi posi….të paditur prrenjsaket janë, se nuk mbajnë një dorë në revani dhe një në bakllava. Oooo posi …duhet të kesh një zgjuarsi të paparë të paguhesh me rrogen e shtetit duke ngrene qyl dhe duke qenë me pushime. Po pra po…se të jesh i drejtë dhe të shohësh punën tënde nuk qenka shkathtësi, zotësi është të jesh zgerlepse, zhvatëse, dhe e pangopur si lubi me atribute haxhuzeje. Të bësh si e paparë që të rrish gjithë ditën duke ngënë si kllunxhi, edhe ë bëhesh lypsare duke u marrë rroba njerëzve është të jesh e modës sot. Të punosh për ti siguruar vetë gjërat e tua, je kot sipas llogjikës së dhise Nika, që paguhet tu zgjidhë hallet njerëzve nderkohë sillet duke dhënë shembull të keq dhe të ulet. Po të vetklasifikohesh si VIPE dhe të pompohesh me lëvdata boshe se je personalitet vetëm se lë figuren tënde të përdhoset si lolo nga politika; normale që do të të duket vetja me status të veçantë. Kush ka dinjtet për veten, dhe kush punon me kokën ulur është budalla për llogjikën e KËSHILLTARES së bashkisë më të madhe të vendit. Bravo Nika, rrespekte mbolle, rrespekte do korrësh. Ju ra kokes xhaxhi në kohën e dulles dhe e ke bërë ves të ecësh me parimin së vetëm duke u marrë me politike ecën para. Dhe me mendjen tëndë të shartuar me pasojat e 97; vetquhesh VIPE sepse punon në institucion shtetëror; ndërkohe duhet të jetë e kundërta, duhet të jesh sa më afër njerëzve në nevojë duke i ndihmuar; dhe jo duke i përçmuar me rracizma krahinor. Shyqyr që nuk je në Prrenjas se kanë shpëtaur prrenjsakët prej teje; dhe ishalla të zbythin nga bashkia e Tiranës se nuk të ka borxh njeri të mbajë mbi kurriz hipokrizitë e tua. Respekte!”- thuhej në koment. 

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz erion veliaj monika lubonja erion veliaj monika lubonja

Sondazh

Poll