Aktualitet

Lala: Tahiri me jaht në Mal të zi! Avokati: Iu gjet patenta, s’është vepër penale

7 Shkurt 2022, 22:24 Nga DOSJA
Lala: Tahiri me jaht në Mal të zi! Avokati: Iu gjet patenta,

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka replikuar me avokatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Maks Haxhia. E ftuar në “Opinion”, Lala pyeti Haxhinë se ç’lidhje kishte ish-ministri me një jaht në Malin e Zi. Haxhia tha se Tahirit thjesht i është gjetur patenta atje dhe se kjo nuk është vepër penale. 

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Në Malin e Zi flitet për një jaht që kushton një shumë e konsiderueshme, që Tahiri ka qenë kapiteni i një jahti…

Blendi Fevziu: Ka punuar dhe kapiten Tahiri?

Artan Hoxha: Ka pasur leje?

Blendi Fevziu: He më tani, kapiten apo pronar?

Maks Haxhia: Aty është gjetur patenta e zotit Tahiri sepse ai ka letra, është pajisur me dokumente si kapiten e çfarë janë këta të parashutave apo jo.

Blendi Fevziu: Skiper pasa qenë dhe jo kapiten. Por si u gjet?

Maks Haxhia: Po skafet janë shqiptare, atje ka mole dhe aty ankorohen.

Blendi Fevziu: Po pse s’e mbante me vete patentën Tahiri?

Maks Haxhia: S’e përdorte ndaj.

(F.m/Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala maks haxhia klodiana lala maks haxhia

Sondazh

Poll