Aktualitet

HARTA-LIVE/ Shi, stuhi e dëborë! Bëhuni gati për motin e keq, ulen temperaturat

7 Shkurt 2022, 15:00 Nga DOSJA
HARTA-LIVE/ Shi, stuhi e dëborë! Bëhuni gati për motin e

TIRANË– Rikthehet moti i keq në Shqipëri! Kjo e hënë ka nisur me reshje shiu, ndërkohë që e tillë pritet të jetë e gjithë java. Konkretisht rreth orës 19:00 reshjet kanë kapur kulmin duke sjellë dhe stuhi në vend. Sipas Meteoalb, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet të ketë presence të madhe të reshjeve të dëborës.

Në të gjithë zonën e Lezhës, Krujës si dhe Pukës, reshjet e dëborës kanë sjellë vështirësi në të rrugë. Për shkak të erërave të forta të shoqëruara me reshje dëbore, gjysma e qytetit të Krujës ka mbetur pa energji elektrike. E nesërmja do të jetë një ditë e ftohtë me temperatura akoma më të ulëta. Në zonat malore temperaturat nuk do të jenë më shumë se -2 gradë celsius.

Era e fortë në vend ka shkaktuar sot dallgë deri në 8 ballë në det. Për shkak të motit të keq është ndërprerë edhe lundrimi i peshkarexhave si dhe i linjave të trageteve që nisen nga Durrësi e Vlora dhe na lidhin me Italinë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbi 5 cm trashësi, Puka mbulohet nga dëbora, vështirësi në kalim

Me reshje bore dhe erëra të forta, Kruja përfshihet nga moti i keq

Borë në Qafë Thanë, ARRSH: Po punohet për pastrimin e rrugëve

Qyetari nga Lezha: Jemi në terr, sa herë bie shi ikin dritat

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll