Aktualitet

Lala: Tahiri të hapë gojën, të zhdukë disa persona nga politika

8 Shkurt 2022, 06:54 Nga DOSJA
Lala: Tahiri të hapë gojën, të zhdukë disa persona nga

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Opinion’ se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhet të flasë në mënyrë që të zhdukë disa persona nga skena politike. Lala mendon se Tahiri është një nga personat përgjegjës për kanabizimin por nuk u zgjat më shumë për ketë temë. Këtu ndërhyu dhe avokati, Maks Haxhia u cili tha se deklarata e tij për tu veshur trashë është keqinterpretuar.

DEBATI:

Klodiana Lala: Unë besoj se Tahiri është një nga përgjegjësit kryesor për kanabizimin, por këtu nuk jemi për këtë gjë. Zoti Haxhia e kam dëgjuar me vëmendje, tha atë natë, kështu siç kanë vajtur punët, u këshilloj të gjithëve të vishen trashë. Kështu që Tahiri…

Blendi Fevziu: Të flasë?

Klodiana Lala: Po të flasë…

Maks Haxhia: Jo, mos e keqinterpreto të lutem, nuk e thashë me atë kuptim

Klodiana Lala: Nëse Tahiri dëshiron t’i bëjë një nder këtij vendi është të hapë gojën dhe të flasë. Të zhdukë disa persona nga skena politike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet klodiana lala saimir tahiri klodiana lala saimir tahiri

Sondazh

Poll