Aktualitet

Shqiptarët e pakistanezi arratisen nga burgu në Greqi, 3 kapen e tregojnë shokët

7 Shkurt 2022, 07:49 Nga DOSJA
Shqiptarët e pakistanezi arratisen nga burgu në Greqi, 3 kapen e

GREQI– Katër shqiptarë të rrezikshëm dhe një pakistanez kanë ngritur në këmbë autoritetet e Greqisë pasi janë arratisur nga qelitë e paraburgimit të Komisariatit të Policisë në Chania teksa prisnin që të transferoheshin në Qendrën e Paraburgimit në Agia. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për Olis Thoma Prifti, 43 vjeç, me origjinë nga Dropulli dhe Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka, Bledar Frrok Frroku, dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe per “trafik lendesh narkotike” dhe Ardian Qamil Meta, nga Grabjani, Divjake, dënuar me 24 vjet burg ne 31.10.2017 per “grabitje”. Ne burg prej 17.05.2016. Për pakistanezin nuk janë dhënë ende detaje në lidhje me identitetin e tij, e vetmja gjë që dihet për të është se është 35 vjeç dhe i dënuar tre herë me burgim të përjetshëm për tre vrasje. 

Si ndodhi arratisja?

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët dhe pakistanezi, ndodheshin në Komisariatin e Policisë në Chania pasi ishin transferuar nga burgjet e Athinës për tu vendosur përfundimisht në Qendrën e Paraburgimit në Agia. Duke qenë se transferimi i tyre ishte bërë ditën e shtunë dhe sekretariat e burgjeve ishin të mbyllura, ishin caktuar të qëndronin në qelitë e paraburgimit në Chania.

Ata nuk vendosën të prisnin të hënën, por sharruan hekurat e tualetit me limë e më pas çanë murin me forcë duke përdorur hekurat e nxjerrë nga vendi dhe rifituan lirinë! Të pestë kanë arritur të marrin një furgon me ngjyrë të verdhë dhe të largohen nga zona në mënyrë që të mos ishin në qendër të vëmendjes së autoriteteve. Mungesa e tyre është vënë re nga punonjësi i policisë së turnit të mëngjesit në numërimin standard të të arrestuarve. Por 5 i dolën mangët.

Pas braktisjes së furgonit të verdhë, në komisariat është bërë një tjetër denoncim për një makinë tjetër të vjedhur. Bëhet fjalë për një makinë të bardhë me karroceri të cilët dyshohet se e kanë marrë shqiptarët dhe pakistanezi për të vijuar rrugëtimin e tyre.

Policia nisi një operacion në të gjithë Kretën duke publikuar gjithashtu edhe fotot e të shpallurve në kërkim, në mënyrë që gjetja të bëhej më e lehtë dhe ashtu ndodhi. Pa kaluar 24 orë tre shqiptarët janë arrestuar. Në kërkim është vetëm Frroku dhe pakistanezi. Ata dyshohet se janë ende në Kretë, por nuk përjashtohet as mundësia që të jenë nisur drejt Shqipërisë ku mund të kenë persona që i presin dhe t’i fshihen drejtësisë së vendit fqinj.

SHIKO EDHE KËTË:

Alarmuan Greqinë, arrestohen 3 shqiptarët e arratisur, zbulojnë dhe shokët

U arratisën nga komisariati grek, dalin foto të tjera të 5 të dënuarëve

Vetëm 2 nga 4! Identifikohen shqiptarët që u arratisën nga burgu grek

FOTO/ Këto janë 5 të burgosurit e arratisur, Greqia ‘ALARM’ për gjetjen e tyre

Arratisja në Greqi/ Kush janë të burgosurit? Njëri nga Dropulli, moshat e tyre

Arratisja në Greqi! Gjendet një mjet i braktisur, DYSHIMET dhe lidhja me shqiptarët

Arratisja nga burgu Grek! Pakistanezi më i rrezikshmi, i dënuar përjetë për vrasje

PËRMES FOTOVE: Si u arratisën shqiptarët nga burgu grek, dolën të qetë nga shkallët

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardian meta greqi olis thoma prifti shqiptaret arratisen nga burgu grek ardian meta greqi olis thoma prifti shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll