Bota

Aksident në Maqedoninë e Veriut! Mjetet përplasen para Kuvendit, lëndohen ministrat

8 Shkurt 2022, 06:46 Nga DOSJA
Aksident në Maqedoninë e Veriut! Mjetet përplasen para Kuvendit,

MAQEDONI E VERIUT– Një aksident zinxhir ndodhi mbrëmjen e kaluar përballë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ilindenska”, ku të përfshira ishin tre mjete, mes tyre edhe ajo e ministrit të Financave Fatmir Besimi. Këtë e bëri të ditur vetë Besimi përmes një postimi në Facebook. Në mjet bashkë me të ishte edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Fatmirësisht nga aksidenti nuk kishte persona të plagosur rëndë, vetëm dëme materiale.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë. Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Besimi në Facebook.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora aksident ne maqedonine e veriut fatmir besimi maqedoni e veriut aksident ne maqedonine e veriut fatmir besimi maqedoni e veriut

Sondazh

Poll