Bota

Pushtimi mund të ndodhë! ‘Rusi-Ukrainë’, ushtria është gati, Macron takohet me Putin

7 Shkurt 2022, 07:56 Nga DOSJA
Pushtimi mund të ndodhë! ‘Rusi-Ukrainë’, ushtria

RUSI-UKRAINË– Sulmi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë nga momenti në moment. Ky është alarmi i ngritur nga mediat ndërkombëtare të cilat raportojnë situatën aktule mes dy vendeve. ‘Reuters’ shkruan se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë një sulm ndaj Ukrainës brenda disa ditësh ose javësh. Ky ishte paralajmërim i djeshëm i bërë nga këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke bërë përpjekjet për t’i ofruar Putinit një rrugëdalje diplomatike nga krizën.

Aktualisht Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit, ndërsa Moska dhe pse ka thënë se nuk ka planifikuar pushtimin, mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse kërkesat e saj të sigurisë nuk plotësohen. Presidenti i SHBA Joe Biden foli me presidentin francez Emmanuel Macron ditën e djeshme.

Kjo telefonatë vjen 1 ditë pas vizitës së Macron në Rusi dhe Ukrainë. Sot Presidenti francez është takuar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa takimi i Macron me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky është planifikuar nesërm në Kiev.

Nëse Putini nuk pengohet nga shtytja diplomatike, veprimet e mundshme ruse mund të përfshijnë aneksimin e rajonit të Donbasit të Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia u shkëputën nga kontrolli i qeverisë ukrainase në vitin 2014, sulme kibernetike ose një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Dmytro Kuleba u kërkoi njerëzve të shpërfillnin “parashikimet apokaliptike”, duke thënë se vendi ishte i fortë dhe kishte mbështetje të paprecedentë ndërkombëtare.

Uashingtoni e ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë ushtarë amerikanë për të mbrojtur Ukrainën, e cila nuk është anëtare e NATO-s. Megjithatë, Uashingtoni i ka dhënë Kievit armë dhe javën e kaluar tha se do të dërgonte gati 3,000 trupa shtesë në Poloni dhe Rumani për të mbrojtur Evropën Lindore nga përhapja e mundshme nga kriza.

Në Poloni aktualisht është ulur një aeroplan me trupa amerikane. Të mërkurën, Pentagoni tha se rreth 1,700 anëtarë të shërbimit, kryesisht nga Divizioni i 82-të Ajror, do të vendosen nga Fort Bragg, Karolina e Veriut, në Poloni. Shtetet e Bashkuara, me aleatët e saj, kanë kërcënuar me sanksione të gjera ekonomike kundër Rusisë nëse ajo pushton.

SI KA NISUR KONFLIKTI MES RUSISË DHE UKRAINËS?

Konflikti i tyre ka më shumë se shtatë vite që vijon. Ajo që tani është Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia fqinje ngritën pothuajse 1200 vjet më parë në Kievan Rus, një superfuqi mesjetare që përfshinte një pjesë të madhe të Evropës Lindore. Por rusët dhe ukrainasit ndanë rrugët gjuhësore, historike dhe, më e rëndësishmja, politikisht. Edhe pse Putini ka pohuar vazhdimisht se rusët dhe ukrainasit janë “një popull”, pjesë e “qytetërimit rus” që përfshin gjithashtu Bjellorusinë fqinje, ukrainasit kundërshtojnë pretendimet e tij.

Ukraina kaloi dy revolucione në 2005 dhe 2014, të dyja herë duke hedhur poshtë pretendimet e Rusisë e duke kërkuar një rrugë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO. Putini është shprehur se bashkimi i Ukrainës me aleancën transatlantike të udhëhequr nga SHBA do të shënonte kalimin e vijës së kuqe. Përveç arsyeve ideologjike dhe politike, Putini kishte kërkuar dëshpërimisht anëtarësimin e Ukrainës në një bllok të tregtisë së lirë të dominuar nga Moska, i cili filloi në vitin 2000.

Në pranverë të vitit të kaluar, dhjetëra mijëra trupa u vendosën pranë Ukrainës dhe në qershor, Putin pati takimin e tij të parë ballë për ballë me Presidentin e SHBA Joe Biden. Presidentët mbajtën një video-konferencë dy-orëshe më 7 dhjetor dhe Biden e kërcënoi Putinin me sanksione më të ashpra ekonomike dhe një rivendosje të trupave të NATO-s në Evropë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Pushtimi, Ministri i jashtëm ukrainas: Duan të prishin marrëdhëniet me Perëndimin

Konflikti në Ukrainë, Inteligjenca:Putin mund të marrë Kievin, qyteti bie për 48 orë

Konflikti në Ukrainë, Stotlenberg:Po shqyrtojmë të vendosim më shumë trupa në lindje

Shtëpia e Bardhë: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment

Kriza në Ukrainë, Macron takohet me Putin: Shpresoj për një përgjigje të dobishme

VOA: Macron shkon në Moskë me shpresën që diplomacia e tij do parandalojë konfliktin

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kufiri rusi-ukraine rusi ukraine kufiri rusi-ukraine rusi ukraine

Sondazh

Poll