Aktualitet

Paralajmëron avokati i Tahirit: U vendos steka, do të shkojnë të gjithë në burg!

7 Shkurt 2022, 22:03 Nga DOSJA
Paralajmëron avokati i Tahirit: U vendos steka, do të shkojnë

TIRANË– Avokati i ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia, ka paralajmëruar burgosje të shmë personave pas Tahirit. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Haxhia tha se çdo funksionar që ka hedhur firma e që ka shpërdoruar detyrën duhet të përgatitet.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Ju thatë që politikanët duhet të vishen trashë këtë dimër. Ç’doni të thoni me këtë?

Maks Haxhia: Mesazhi im ishte i qartë. Për sa kohë u zhvillua një proces i tillë që nuk kishte asnjë bazë ligjore dhe u përmbys çdo gjë në mënyrën më të habitshme dhe anti-ligjore, u vendos steka, që do të thotë me këtë bazë, me këtë nivel të të provuari, më ketë akuzë, me këtë periudhë 5 vjeçare që zoti Tahiri qëndroi në dispozicion të drejtësisë, nonsense juridik, atëherë u vendos steka. Çfarë janë mbi këtë, të gjithë do të shkojnë në burg!

Ylli Rakipi: Pra për hir të reformës në drejtësi, trashë duhet të vishen edhe politikanët? Tani duhet të vazhdojë edhe djathtas, sepse u bë edhe Lefter Koka…

Maks Haxhia: Majtas, djathtas, çdo funksionar që ka hedhur firma, mund të gjesh elementet e shpërdorimit minimum!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet maks haxhia saimir tahiri maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2022, 19:53

Berisha: Rama donte të bënte Bashën President!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur që të bëjë kryeopozitarin Lulzim Basha President. I ftuar në Klan New...