Aktualitet

Meta-Kushtetueses: S’shpëtoni nga llogaridhënia! Rama më diskreditoi, iu përgjigja

7 Shkurt 2022, 17:27 Nga DOSJA
Meta-Kushtetueses: S’shpëtoni nga llogaridhënia! Rama më

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se nesër, në orën 09:00 do të publikojë përgjigjet e të 72 pyetjeve që i ka bërë Gjykata kushtetuese dhe që i janë dërguar me shkrim nga Presidenca. Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit tha se po nesër do të drejtohet për në Prokurori për të paditur Kuvendin që sipas tij ka falsifikuar dokumentet për të bërë të mundur për të ngritur brenda afateve Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij. Teksa i përgjigjej disa prej pyetjeve të bëra nga Kushtetuesja, Meta bëri edhe një paralajmërim për dërgimin e çështjes së shkarkimit të tij në Gjykatat Evropiane. Ai tha ndër të tjera se nëse do të ketë mungesë drejtësie nga Kushtetusja, Shqipëria do të përballet me një tjetër nivel drejtësie, madje shtoi më tej se mjafton të kujtohen penalitetet në arbitrazhe për të kuptuar pasojat që mund të ketë vendi ynë.

Kreu i Shtetit u shpreh me bindje se kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt garues në zgjedhje, ka qenë kritik ndaj qeverisë dhe opozitës e se as vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë asnjë ankesë ndaj tij për ndërhyrje në zgjedhje. Meta tha se pa këmbënguljen e tij, Opozita mund të mos firmoste për 5 qershorin. Presidenti nuk i shpëtoi as pyetjes lidhur me marrëdhënien me ambasadorët e huaj në Shqipëri. Meta tha se asnjëherë nuk ka marrë asnjë shqetësim zyrtar nga partnerët ndërkombëtar për sjelljet e tij, por nëse GJK-ja është vënë në dijeni nga ndonj diplomat, i kërkoi që t’ia bënte të ditur edhe vetë Kreut të Shtetit.

Presidenti Ilir Meta tha më tej se nuk është përpjekur kurrë të marrë kompetencat e qeverisë dhe as të Kuvendit, por sipas tij ka ndodhur e anasjellta. ‘Mprehja e sfurqeve, kush prek votën i pritet dora, nëse derdhet një pikë gjak’, fraza të thëna nga vetë Meta gjatë fushatës së 25 prillit, ai i konsideroi metafora e madje influencuara nga propaganda e Partisë Socialiste.   Fotot dhe krahasimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit nga kryeministri Edi Rama, Meta i konsideroi një tallje me figurën e Presidentit. Ai nxorri dy video, momentin kur Rama e krahasonte me ministrn Etilda Gjonaj dhe çastin kur e quante Like. Të dyja këto, sipas Kreut të Shtetit janë diskredituese për figurën e Presidentit. I pyetur nëse do lirojë zyrën nëse shkarkohet, Meta ‘ia plasi’ të qeshurës para gazetarës dhe tha se ai vetë mbrohet nga Kushtetuta. Sipas Kreut të Shtetit, pa kryer tradhëti ndaj atdheut, nuk shkarkohesh!

Kjo konferencë vjen pas daljes së Këshilltarit Ligjor, Bledar Dervishaj. Ky i fundit tha se në total Kuvendi ka kryer tre shkelje për të qenë brenda afatit prej më shumë se 24 orësh për të çuar në seancë plenare një vendim të marrë nga Komisioni i Ligjeve, siç e parashikon rregullorja. Ai u shpreh se më datë 6 maj 2021 u firmos urdhri për thirrjen e seancës plenare për të miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor. Që të bëhej kjo gjë duhej që raporti i Ligjeve të ishte dorëzuar në Kuvend më datë 5, por kjo gjë nuk ka ndodhur pasi Komisioni i Ligjeve ka mbaruar të gjitha procedurat më datë 6. Dhe këtu lind manipulimi, Kuvendi ka ndryshuar datat që të ishte brenda afateve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Do lirojë zyrën? Meta ia plas të qeshurit me të madhe: Një pyetje e mrekullueshme…

‘Cfurqet, një pikë gjaku’, Meta: Metafora, mjete pune, më kujtuan gratë e Libofshës

Meta-Kushtetueses: Mos harroni, nëse dështoni në dhënien e drejtësisë, ka penalitete

Meta: S’kam mbështetur asnjë kandidat në zgjedhjet e 25 prillit!

“Ne të dimë shumë gjëra”, Meta nxjerr videon e Ramës: Likja jam unë….

Tallja e Ramës me kandidatët, Meta: Më barazoi me Gjonajn, nxirrni videon ju lutem

Meta: Kriminale, Kuvendi çoi në Kushtetuese dokumente false!

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2022, 19:53

Berisha: Rama donte të bënte Bashën President!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur që të bëjë kryeopozitarin Lulzim Basha President. I ftuar në Klan New...