Aktualitet

DYSHIMET/ Avokati i Tahirit: Ka ndodhur diçka në dhomën e Këshillimit!

7 Shkurt 2022, 21:12 Nga DOSJA
DYSHIMET/ Avokati i Tahirit: Ka ndodhur diçka në dhomën e

TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka hedhur dyshime të forta mbi asnjëanshmërinë e trupit gjykues që dha dënimin për klientin e tij. I ftuar në “Opinion”, Haxhia tha se vendimi nuk do të ishte ky por që ka qenë diçka që ka ndodhur në Dhomën e Këshillit që ka bërë që gjyqtarët të japin këtë vendim.

Pa përmendur emra, avokati i Tahirit tha se ka pasur persona që kanë ndikuar në këtë çështje pasi e dinin që në Gjykatën e Lartë, ish-ministri do merrte pafajësinë.

“Pse do ta dënonte, unë e kam pyetur veten për këtë gjë dhe do t’ju sjell argumente që edhe ju do ta shtroni vetes këtë pyejte. Do thoni pse e dënuan. Ka ndodhur diçka në dhomën e Këshillimit kur u mblodhën për të marrë vendimin. Unë analizoj dhe atje ka ndodhur diçka. Nuk jam symadhi që të shoh gjithçka, por di që ka ndodhur diçka. Ne prisnin maksimumi që të ishte vendimi i shkallës së parë. Ata që kanë ndikuar, i paraprinë të keqes sepse e panë që në Gjykatën e Lartë do merrnim pafajësi,- tha Haxhia.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shkurt 2022, 19:53

Berisha: Rama donte të bënte Bashën President!

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka dashur që të bëjë kryeopozitarin Lulzim Basha President. I ftuar në Klan New...